Milani ka festuar 113-vjetorin e themelimit dhe në festën e zhvilluar ka qenë i pranishëm edhe presidenti Silvio Berlusconi. Ky i fundit ka premtuar se në janar klubi kuqezi do të bëjë edhe tre apo katër blerje të reja, për të forcuar skuadrën. Berlusconi ka bërë të ditur se qëllimi i tij është ta kthejë Milanin në majë të futbollit italian dhe evropian brenda dy-tre viteve të ardhshëm.