Berlusconi, shuplakë Gattusos: Ky modul më bën të vjell

DITA Online

 

Silvio Berlusconi nuk ka më pjesë te Milani, por vijon të flasë për ish-skuadrwn e tij.

Në një intervistë, ish-kryeministri italian dhe ish-presidenti i kuqezinjve ka treguar se vijon të ketë në zemër Milanin.

“Milani është dhe do të mbetet gjithmonë në zemrën time, por nuk kam ndërmend të rikthehem sërish. Klubin e shita pasi u bë e pamundur që një familje të përballojë gjithë ato shpenzime që duheshin për ta mbajtur skuadrën në nivele të larta”, tha Berlusconi.

Gjithsesi, ish-presidenti i Milanit, që shquhej për ndërhyrjet e shpeshta në skemat e trajnerëve, kritikon edhe Genaro Gattuson për modulin që përdor te kuqezinjtë.

“Unë e kam Milan gjithmonë në zemrën time, – tha gjatë një interviste për “Radio Capital”. – Kur e shoh që luan në këtë mënyrë me një modul krejtësisht të papërshtatshëm dhe të gabuar, vuaj shumë dhe më dhemb barku. Kjo i ndodh çdo tifozi të kësaj skuadre besoj!”

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *