Silvio Berlusconi ka thënë mendimin e tij për situatën tek Italia pas mungesës së kualifikimit në Botëror.
Berlusconi është shprehur se: “Ventura më e pakta që mund të bënte ishte të dorëhiqej ,unë do të kisha preferuar që të dorëhiqej vet. Ndërsa Tavecchio është një person që është zgjedhur në mënyrë demokratike në drejtimin e Federatës dhe ka bërë një punë të mirë në shumë sektorë“.
Kavalieri ka thënë gjithashtu se cili është i preferuari i tij për të zëvendësuar Vënturën.
“Për mua Carlo Ancelotti mund të jetë trajneri i duhur”, e mbyll Berlusconi.
