Ish kryeministri italian Silvio Berluskoni ka cilësuar si komuniste dhe feministe tre gjykatëset që kanë vendosur se ai duhet të paguajë 200 mijë euro në ditë ish bashkëshorten e tij pas divorcit.
Në 28 dhjetor gazeta italiane Koriere dela sera kishte botuar lajmin se vendimi për dvorcin ishte depozituar para krishtlindjeve dhe se Berluskoni ishet urdhëryar të paguante për ish bashkëshorten e tij Veronika Lario, 100 mijë euro në ditë.
“Ju nuk jeni të mirëinformuar. Bëhet fjalë për 200 mijë euro”
Kështu është shprehur Berluskoni gjatë një interviste me gazetaren e Lili Gruber.
“Kjo tregon shumë për gjykatësit në Milano. Tre femra gjykatëse. Por mbetet ende apeli. Kjo është dicka ofenduese. Ato janë tre femra gjykatëse, feministe dhe komuniste. A është e mjaftueshme kjo për ju?”
Berluskoni ka përsëritur shumë herë se gjykatësit në Milano e kanë persekutuar atë që kur ai hyri në politikë në vitin 1994, pikërisht prej bindjeve politike. Në tetor një gjykatë milaneze e dënoi me katër vjet burg për mashtrim me taksat, cështje e cila është në apel. Ndërkohë ai po gjykohet për marrëdhënie seksuale me një prostitutë minorene.
76 vjecari tashmë po garon për të qenë pjesë e qeverisë pas zgjedhjeve të 25 shkurtit. Ai ka deklaruar se do dëshironte të ishte ministër i ekonomisë dhe jo më kryeministër.
Leave a comment