Gjatë një programi televiziv në Itali, Silvio Berluskoni ka treguar vilën e tij në Arcore. Ajo është kthyer në një nga vilat më të famshme në botë. Jo se në të jeton Berluskoni, por sepse aty bëheshin edhe festat e famshme “bunga bunga” të tij. Në video tregohen vetëm disa pjesë së vilës së Berluskonit.
Ndërkohë, gazetari amerikan Alan Friedman ka qenë i ftuar në emision, pasi është edhe autori i librit biografik që ai ka bërë për Berluskonin, me titullin “My Way”. Ai është shprehur se ky filmim bën pjesë në një dokumentar që po përgatitet.
