Duket se ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni, që pretendon të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare në shkurt, ka komplekse me gjatësinë e vet. Kështu, gjatë emisionit “Otto e mezzo”, drejtuar nga Lilli Gruber, në karrigen e Berluskonit janë vendosur dy jastëkë, të cilët bënin që ai të dukej më lart.
Gjatësia në fakt për shumë politikanë ka qenë problem, aq sa ish-presidenti francez, Nikolas Sarkozi, bëri një operacion për t’u zgjatur disa centimetra, në mënyrë që të arrinte gjatësinë e bashkëshortes së tij, Karla Bruni.