Berluskoni pret vendimin e gjykatës së Lartë

redaktor

Gjykata e Lartë në Itali po shqyrton për të dytën ditë me radhë rastin e dënimit nga Gjykata e Milanos dhe ajo e Apelit të ish-kryeministrit Silvio Berluskoni. Ish-kreu i qeverisë italiane, u cilësua fajtor nga këto dy shkallë të gjykatës, për akuzën e shmangies së taksave me rrjetin televiziv “Mediaset”, që është në pronësi të tij. Berluskoni është dënuar me katër vjet burg dhe me pesë vjet mos pjesëmarrje në jetën publike në Itali. Nëse gjykata supreme italiane e konfirmon verdiktin e fajësisë, Berluskoni tri herë kryeministër, do të dënohej për herë të parë me një vendim, që hyn në fuqi. Por vendimi i gjykatës nuk ka të bëjë vetëm me të ardhmen politike të Berluskonit. Nëse ai duhet të dorëzojë mandatin e tij në Senat, kjo mund të ketë pasoja edhe për qeverinë italiane. Partia e Berluskonit, Populli i Lirisë, është partneri kryesor në koalicionin e kryeministrit të majtë, Enriko Leta. Mediat hamendësojnë se kjo parti mund të largohet nga koalicioni i brishtë qeveritar, për ta futur vendin në një krizë të re politike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *