Nga dreka familjare në Arcore ka dalë më shumë se i përforcuar pozicioni i Clarence Seedorf, që pavarësisht një bilanci deficit dhe vështirësitë që po has me Milan, ka akoma besimin e Silvio Berlusconi. Presidenti milanist ka hequr çdo dyshim për sa i përket të ardhmes së hollandezit duke dhënë një deklaratë të shkurtër por domethënëse për agjencinë Italiane të lajmeve, Ansa, në të cilën konfirmon se nuk është penduar aspak që I ka dhënë në besim skuadrën një njeriu jo ekspert si ish mesfushorit milanist: “Seedorf nuk është në diskutim, do të jetë trajneri I Milanit dhe në të ardhmen.” Pavarësisht shtatë humbjeve në 11 ndeshje, eliminimit në çerekfinalen e kupës së Italisë dhe largimin nga Champions League, Berlusconi mendon se ky nuk është një faj Seedorf por një trashëgimi e keqe e parardhësit të tij Allegri, trajner që ka nëj eksperiencë ndryshe nga ajo e Clarence. Sipas presidentit të Milanit, faji I një skuadre të tillë që po korr vetëm rezultate negative është I faktit që mbetet një skuadër e ndërtuar keq. Ish kryeministri italian ndër të tjera ka pranuar se nuk e shpjegon dot faktin se në Itali vetëm Juventus shpenzon më shumë se Milan, dhe se si në Champions League kuqezinjtë u eliminuan dhe u poshtëruan nga një skuadër inferiore si Atletico Madrid, me një buxhet që shkon më pak se gjysma e atij të Milanit.
