Berluskoni shpëton nga rasti “Ruby”

redaktor

Gjykata e Kasacionit në Itali, ka konfirmuar dje pafajësinë për ish – kryeministrin Silvio Berluskoni ku akuzohej për shfrytëzim prostitucioni me persona minorenë.

Edhe pse në shkallën e parë Berluskoni ishte shpallur fajtorë dhe ishte dënuar me shtatë vjet burg nga Gjykata e Milanos, gjykata e shkallës së dytë e shpalli të pafajshëm.

Seanca e djeshme gjyqësore zgjati më shumë se 9 orë, ku u hodhën poshtë ankesat e prokurorit të Përgjithshëm të Milanos, Pietro De Petris.

Në vitin 2013, një gjykatë gjeti se ai kishte paguar për të bërë seks me një kërcimtare klubesh nate 17- vjeçare, Karima El- Mahroug.

Ai, prej atij viti e deri tani ka vuajtur një dënim me punë në shërbim të komunitetit, pasi ishte dënuar për mashtrim me taksat./bota.al

Share This Article
1 Comment
  • E po paraja e con ….shurren perpjete! Tu befte k…..i shpate qe tua fusesh edhe gjykatesve qe te shpetuan by…..! Forzza Kavaler!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *