Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, në një intervistë për RTS, ka folur për takimet dhe diskutimet që ka pasur gjatë qëndrimit në Bruksel.
Bërnabiq ka thënë se ka ngritur temën e vendimit të Republikës së Kosovës për moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë.
“Ne kemi folur më së shumti rreth asaj se si të drejtat elementare janë mohuar për serbët në Kosovë, e që më së miri u pa më 16 janar, kur atyre iu ndalua pjesëmarrja në referendum dhe votimi, gjë që është një precedent i tmerrshëm”, ka thënë Bërnabiç, shkruan Blic.rs, transmeton Express.
Kryeministrja serbe tutje ka thënë se kur bëhet fjalë për zgjedhjet e prillit, ka marrë zotimin e BE-së se do të angazhohen sa të munden, që të mos përsëritet ajo çfarë ndodhi me referendumin.
Ajo ka thënë se serbët e Kosovës duhet të lejohen që të votojnë në zgjedhjet e Serbisë, derisa përmend faktin se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka votuar në zgjedhjet e Shqipërisë.
“Një gjë e tillë nuk duhet të lejohet. Nuk duhet lejuar që serbëve t’iu mohohen të drejtat bazike për pjesëmarrje në zgjedhjet që Serbia do t’i mbajë”, ka thënë Bërnabiç.
Ajo theksoi se vendimi i Kurtit për të mos lejuar votimin e serbëve në referendum ka qenë një “hipokrizi”.
a.m/dita

Ne se serbet e kosoves kane ne perdorim dy pasaporta te vlefshme me shtetesi serbe dhe kosovare ,pra dy shtetesine,z.Bernabic ka te drejte.Ajo nuk te drejte ta quaje Kosoven pjese e serbise.Edhe ne europe ka shtete qe qytetaret buze kufirit kane dy shtetesi por qe quhen qytetare ne brendesi te kufirit ku jetojne.
Po shqiptarët e Serbisë me dy nënshtetësi, Serbia u ka krijuar kushte që të votojnë brënda Serbisë?! Pra del që t’i Mali je me serbët dhe jo me kosovaret. Kur Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet, por e quan provincën e saj, është në mënyrë absolute që Qeveria e Kosovës të veprojë në këtë mënyrë. Votimet përdoren si mjet për të kundërshtuar Pavarsinë e Kosovës dhe fajtor duhet të bëhet Serbia që nuk e njeh si shtet. Në asnjë shtet tjetër nuk krijohen qëndra votimi për dy nënshtetësitë, më përjashtim të postës dhe votimet nëpër ambasada. Kjo është praktika ndërkombëtare.
Tani ta dime edhe ne , si e ka emrin e sakte kjo? Brnabic apo Brnabiq ?
brambi
vërtetë që bin koqja votoi në shqipëri,por mos harro se erdhi e votoi në teritorin shqiptar,dhe jo në teritorin e shtetit të kosovës!!
ndryshimi është i vogël,apo jo??
ma merr mëndja se askush nuk i pengoi sërbët e kosovës të vinin në sërbi e të votonin!?
muhabeti tjetër është,përsse nuk flisni me qeverinë e kosovës për probleme të tilla??
përse nuk flisni me të interesuarin direkt??
do të ishte më e thejshtë dhe më e saktë të flisnit me qeverinë e kosovës,të kërkonit atë që doni,të bëni kompromis,pasi të keni bërë pazar!më jep,të jap,dhe mbaron puna!!
por ju jeni pak si tepër të zgjuar!!
ju kërkoni nga dikush tjetër për të marrë atë që doni,por në anën tjetër nuk doni të jepni asgjë!!