Bernard Berisha përfundon në radarët e skuadrës së Bundesligës së dytë gjermane Duisburg. Sic raporton faqja e specializuar “derwesten.de”, në miqësoren e zhvilluar disa ditë më parë mes Skënderbeut dhe Duisburgut drejtuesit dhe stafi teknik i klubit gjerman kanë mbetur të mahnitur nga paraqitja e mesfushorit kosovar dhe janë gati ti paraqesin një ofertë zyrtare kampionëve të Shqipërisë për Bernard Berishën.
Sipas faqes në fjalë 23-vjecari shpeshherë i vuri në vështirësi mbrojtësit e Duisburgut me driblimet e shpejta, dhe teknikën e tij të lartë, ndërkohë që në më shumë se një rast provoi të godiste edhe portën. Bernard Berisha i cili u transferua nga Besa e Kavajës te Skënderbeu një vit më parë ka kontratë edhe për 1 tjetër sezon me skuadrën korcare.
Sipas faqes “derwesten.de”, kartoni i Berishës në merkato kap vlerën e 275 mijë Eurove një shifër e konsiderueshme kjo për arkat e Skënderbeut nëse Duisburgu vendosë ta paguajë atë për të marrë shërbimet e talentit 23-vjecar. Gjithsesi fjalën e fundit do ta ketë presidenti i kampionëve të Shqipërisë Ardian Takaj i cili duhet të marrë një vendim për të ardhmen e Berishës.
Trajneri Josa nuk dëshiron ta humbasë mesfushorin i cili pati një rol kyç në fitimin e titullit të 5-të kampion radhazi nga korçarët, por për një ofertë të mirë ekonomike Skënderbeu mund të privohet nga 23-vjecari shpërthyes.
Duisburgu i sapongjitur në Bundesligën e dytë kërkon të ndërtojë një skuadër cilësore për të përballuar me sukses sezonin e ri dhe është gati të afrojë në gjirin e saj një talent të madh si Bernard Berisha, por më parë duhet të bindë me një ofertë sa më joshëse drejtuesit e Skënderbeut.
