Fiorentina konfirmon se Federico Bernardeschi ka kërkuar largimin, refuzimin e ofertës së Milan për Nikola Kalinic dhe se Borja Valero do të shkojë tek Inter.
Drejtori Pantaleo Corvino ka folur për Sky Sport Italia pasditen e së martës pas një takimi me agjentin e Bernardeschi-t.
“Bernardeschi nuk do të rinovojë, megjithëse ka marrë një ofertë mjaftë të mirë. Ai do të largohet,” shprehet Corvino.
Ekipi që do të investojë për talentin italian me sa duket do të jetë Juventus. Oferta duhet të jetë 40 milionë euro plus një prej Sturaro dhe Rincon. Por edhe Bayern Munich dhe Chelsea.
“Milan ka bërë një ofertë për Kalinic, por nuk kemi ndërmend ta sheshim. Ndërsa Valero do të shkojë tek Inter, edhe Inter e do lojtarin.”
