Pier Luixhi Bersani rrëzon çdo mundësi për një koalicion me bazë të gjerë, ndërsa Italia mbetet ende larg formimit të qeverisë edhe 4 ditë pas zgjedhjeve. Kreu i Partisë demokratike hedh poshtë çdo hipotezë “qeverisjeje? me kreun e koalicionit të djathtë, ish-kryeministrin Silvio Berlusconi.
“Na takon të ndërmarrim tentativën e parë”, thotë lideri i Partisë Demokratike i gatshëm të paraqesë në Parlament një propozim për ndryshim në tetë pika që kërkon besimin e dhomës së përfaqësuesve.
E ndërsa baza e PD-së lëviz drejt një marrëveshjeje me përfaqësuesin e lëvizjes “5 Stelle” Beppe Grillo ky i fundit deri tani ka përjashtuar mundësinë e hyrjes në koalicion me partitë tradicionale të politikës italine, ndonëse është i hapur të dëgjojë propozimet për ndryshim” ligj pas ligji apo reform pas reforme siç është shprehur vetë ai.
Duket, ndërkohë se janë fashitur mosmarrëveshjet e së kaluarës mes Grillo dhe Presidentit të Republikës.
“Ne e respektojmë Gjermaninë, por kërkojmë respekt” u shpreh sërish Giorgio Napolitano në vizitën e tij në Bavari. Ish komediani Bepe Grillo reagoi duke thënë se Kryetari i Shtetit “meriton dekorata lufte”. Në Gjermani ? komentoi komediani në Twitter ? ai diti ta mbajë kokën lart”. Fjalë të vlerësuara dhe nga Napolitano, i cili është gati të presë përfaqësuesin e lëvizjes 5 Stelle në Kuirinale në konsultimet formale për formimin e qeverisë së re.