Bersant Celina në ekipin e parë të Mançester Sitit në Angli

Dita

Njërës prej skuadrave më të pasura në botën e futbollit, Manchester City, në seancën e fundit stërvitore para ndeshjeve të ardhshme të kampionatit i është shtuar edhe shqiptari Bersant Celina.

Futbollisti prej Kosovës është pjesë e klubit anglez të gjeneratave më të reja. Por për herë të parë është ftuar në stërvitje nga strategu kilian, që padyshim përbën lajm të madh për gjithë shqiptarët.

18 vjeçari i lindur në Prizren, ishte transferuar si 15-vjeçar nga skuadra norvegjeze Stromgodset, e cila edicionin e kaluar u shpall kampione e Norvegjizë,raporton Super Sport.

Man City do t’i zhvilloje katër ndeshje brenda pak ditëve, dhe sipas burimeve që kemi, nuk përjashtohet mundësia që në njërën nga ndeshjet e ardhshme të kampionit aktual anglez, ta shohim Bersantin në mesin e futbollistëve të ftuar nga Manuel Pellegrini.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *