Turqia tërhoqi anijet luftarake,
tek diplomacia kaloi stafeta,
e këtu Presidenti ynë,
në fushëbetejë nxorri raketa!
Ramën e kërcënoi sërish,
me goxha zjarr-me goxha ton,
mesazhin Metës ku t’ja dish,
pse del sërish e kërcënon?!
Nga shkarkimi socialistët u tërhoqën,
si gjethe vjeshte akuzat ranë,
shansin që kishin s’di pse e dogjën,
dhe tjetër As nën mëngë nuk kanë!
Po edhe Meta s’ka ç’t’u bëjë,
Ramës s’i bën dot kijametin,
një shkop magjik s’ka ku të gjejë,
që t’i rrëmbejë atij pushtetin!
Te Luli Meta s’ka besim,
se e ka parë gjithë këto vjet,
ndaj për t’u bërë një frymëzim,
në fushëbetejë ka dalë vetë!
Frakun presidencial ka flakur,
të dalë në sheshe për lirinë,
gjer sot asnjë nuk ka përgjakur,
dhe pse fiksim ka xha Salinë!
Gjithë këta vjet të dy bajlozat,
thonë:”Bërtit që të bërtasim!”,
po njëri-tjetrit asnjëherë,
nuk ja kanë ngrënë kurrë gurmazin!
Po këtë radhë është nxehur keq,
si i thonë fjalës: “Èshtë bërë xhind!”,
se përse listat e konkurrimit,
s’hapen në masën qind për qind?!
Listën e hapur realisht,
e do gjithë populli shqiptar,
biles jo vetëm brenda Qarkut,
po në gjithë rrafshin kombëtar!
Të gjithë jemi në mosdije,
sepse s’e dimë se si votohet,
ajo që është më kryesorja,
nuk dimë si votat numurohen!
Tani ndryshimet kushtetuese,
veç për një pikë janë bërë,
dëmi i madh i Dymijë e Tetës,
me këtë rast mund të qe zhbërë!
Po Meta këtë pikë të nxehtë,
s’e dimë pse e lë në hije,
për këtë çështje-në Kuvend,
hyri shtatë ditë në grevë urie!
Dhe u bëmë shumë në krah të Metës,
kundër ndryshimeve të bëra,
po Meta me Salën u bashkua,
dhe shpejt u harruan ata zëra!
Do t’i shikojmë më pas zhvillimet,
do t’i shikojmë dhe do flasim,
gjer atëherë do të themi:
“Bërtit-bërtit që të bërtasim!..”
A.DUKA

Bertit te bertasim, simitja e Dukes sot,
me hallin nate e dit tek Ed Rama idiot,
edhe kur per Salukun e Meten ze flet,
marakun e ka non Stop te Rama ibret,
me vargje fresk keto dite vape po i ben,
ashtu si 7 vjet rrjeshte ketij Rame legen,
kurdo qe merr penen, dhe vargjet hedh,
hallin e ka se mos Rama po bie ne ledh,
kerkon qe deri kur syte ti mbylle mjerani,
te kryeministria te jete ky Rame hajvani!
Për mua të gjitha fajet i ka Palloshi. Unë mendova se mbaruam punë me këtë Këshillin Politik, por PS-ja e nxorri përsëri nga varri! Nuk e kuptoj se përse nuk i merr vetê vendimet PS-ja. Donte i Gjati timonin dhe tepsinë? Ia dhanë. Atëhere lëviz, Mos e lë gjithçka zvarrë e mjegullnajë. Thuaj çfarë do bêsh dhe çfarë nuk do bësh. Jepi dum punës dhe mos u fshi pas këshillave politike dhe më the të thashë. I eshtë bërë ves: po nuk i zgjati gjërat, por nuk i bëri çorap nuk i del shpirti. Nuk e kuptoj këtë politikë.
Nostalgji komunistash në kohë moderne
Himnet që thurr Arben Duka për Dritëro Agollin dhe veten sikur këta të dy janë në majën e olimipit të shkrimtarëve. Sigurisht që kryetar i lidhjes së shkrimtarëve në kohën e Enverit do vihej servili i besuar partisë, kush mund ta bënte tjetër përveç D.Agollit? Pra, Dritëroi e zuri atëherë një majë. Duka i shkretë pretendon ta zërë atë majë shkrimtarësh virtualisht duke ëndërruar. Komunistët si Duka propogandojnë sikur Enveri ngriti gjithshka dhe për fukarenjtë ai qe një Krisht, kurse sot në demokraci jeta e njeriut nuk vlen as sa një cigare duhan. Në fakt, ka të drejtë Duka se komunizmi dhe Enveri hoqën fenë dhe e zëvendësuan atë me partinë dhe Zotin e ri, E.Hoxhën, sepse nuk mund të ketë dy të vërteta, edhe Zoti edhe diktatori Enver. Pra, bie diktatori (Zoti) qiellor dhe zëvendësohet me diktatorin (Zotin e ri) tokësor. E kështu Enveri do imitonte Krishtin, shpëtimtarin e halleve të popullit. Por, mos të harrojmë se një popull i tërë bëri punë skllavëruese e shpeshherë pa pagesë për të bërë ato vepra infrastrukturore, pallate, hidrocentrale etj. Edhe sot në demokraci, po të punojnë të gjithë për pesë lekë të rropaten gjithë ditën për një copë bukë e të vishen si mos më keq, normalisht që mund të bësh akoma vepra publike. Ama në demokraci flasim për të drejtën dhe lirinë e njeriut, mirëqënien e tij dhe jo qënien e tij si një gojëkyçur mjeran. Piramidat e Egjiptit u ngritën me skllevër, jo me njerëz të lirë. Arben Duka nga një anë mburr Enverin dhe nga ana tjetër sot bën si besimtar në Zot, ndërkohë që ai e di shumë mirë se ç’përfaqëson komunizmi dhe pse e hoqi fenë. Problemi nuk është vetëm me këta bejtexhinjtë e partisë, por edhe me Fevzon e Klanit (TV servile e çdo pushteti) që poston në instagram ca vargje të Dritëroit, një poezi e dobët, mediokre që flet për njerëzit.
Komunistët
Vargje të Dritëro Agollit
Për Enver Hoxhën këngë thur tërë jetën
Se nëna ime bukë i dha me dhallë;
Me të në dhomën pa tavan ne fjetëm
Na puthi ne fëmijëve mu në ballë
Na puthi ne, fëmijët e rreckosur
Në tymin e kandilit e të pishës,
Të zverdhur prej rigonit e prej gjizës
Dhe pa në sytë tanë vetëtima,
Dhe pa ata që sot ngrenë turbina
Elegji për Enver Hoxhën
Dritëro Agolli
Falmë Enver që frymë dot s’të dhashë,
Nga kjo frymë e gjallë e gjoksit tim,
Zemrën time do ta nxirrja jashtë,
Të ta jepja ty me ngazëllim.
Ç’them unë e ç’vargje hedh në letër,
fjalët më përzihen sigurisht.
Vallë a mos jam bërë njeri tjetër,
dhe harroj që jam komunist?
Arben Duka
O Enver të ishe gjallë
Ju që në xhungël jetoni,
pa një rregull-pa një ligj,
Enver Hoxhën e mallkoni,
vetëm se jini të liq!
Enver Hoxha-ju them unë,
u bëri aq shumë të mira,
u dha bukë e u dha punë,
u nxori nga errësira!
Kurrë për veten e vet,
po për popull ka punuar,
të paktën dhe Njëmijë vjet,
s’do ketë të krahasuar!
Shpuri dritën dhe në male,
ju nxori nga terr i zi,
bëri shkolla dhe spitale,
bëri njeriun-njeri!
Për të gjithë fukarenjtë.
Enver Hoxha qe një Krisht,
për larot dhe maskarenjtë,
qe kamxhiku natyrisht!
Shqipëria qe xhenet,
pa drogë e pa kurvëri,
tani e shikoni vetë,
se ç’bëhet në Shqipëri!
Po s’e shihni-jini qorra,
këtë turp që na mbulon,
se nuk bëhet shtet me horra,
me vjedhje dhe korrupsion!
Një ushtri këtu u ngrit,
që nga pushka tek raketa,
po e gjitha u grabit,
nga kusarët çeta-çeta!
Bëri një shtet të vërtetë,
nxori ligjin mbi kanunë,
sa ishte në këtë jetë
mender jush i hëngrën munë!
Komandant e Komisar,
shkëmb e bëri këtë vend,
këta pisa-as për varr,
nuk i lanë dy metra vend!
Po ka Zot në këtë jetë,
ka një Zot dhe Shqipëria,
po kemi mallkim vërtetë,
na zunë të mirat e tija!
Ju që qetë né kohë të tija,
s’e kuptoj pse s’flisni dot,
qe e jona Shqipëria,
edhe vendi kishte Zot!
Thoni ju që më lexoni:
“Si s’u lodhe Arben Duka?!”,
ju që atë kohë mohoni,
harram kripa-harram buka!
Jemi tridhjet vite mbrapa,
po s’jemi aspak më mirë,
se sërish na zuri nata,
një e madhe errësirë!
Me mijëra djema të ri,
rrëmbeu kjo kohë mortore,
sa s’u vranë në Shqipëri,
as në Luftën Botërore!
Ti e di-more Sovran,
Arben Duka s’të gënjen,
as sa një cigar duhan,
sot jetë e njeriut s’vlen!
Që prej Jugut e Veriut,
vdekja bluan porsi mokrra,
kur s’vlen jeta e njeriut,
gjithë të tjerat janë dokrra!