BERZH: 31 % e shqiptarëve duan sistem autoritar

Gazeta Dita

Sipas Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, 31% e shqiptarëve preferojnë më shumë një sistem autoritar qeverisjeje sesa demokracinë. 

Gjetjet janë bërë publike në vrojtimin “Jeta në Tranzicion”, që BERZH bën mbi të gjitha ekonomitë në zhvillim.

Sipas raportit, pjesa e shqiptarëve që duan qeverisje autoritare është tre herë më e lartë sesa ajo e qytetarëve të Europës Perëndimore. Madje, ajo është më e lartë edhe sesa mesatarja e ish-vendeve komuniste të ngjashme me Shqipërinë, ku treguesi raportohet 28%.

Sipas vrojtimit, vetëm 50% e shqiptarëve preferojnë një sistem demokratik qeverisjeje, ndërsa pjesa tjetër shprehen neutralë. Të dhënat tregojnë madje se mbështetja për demokracinë në Shqipëri është ulur ndjeshëm në 6 vitet e fundit, nga 57% që ishte në vitin 2010, në 50% aktualisht.

Vrojtimi paraqet një panoramë të ngjashme edhe për preferencat mbi sistemin ekonomik. Sipas BERZH, një e treta e shqiptarëve dëshirojnë të kenë një ekonomi plani të centralizuar, si ajo e regjimit komunist. Kjo shifër është 13 pikë përqindje më e lartë sesa mesatarja e vendeve të Europës Perëndimore, por në raport me vendet e tjera në tranzicion ajo është lehtësisht më e ulët.

Gjetjet e vrojtimit janë rezultat i intervistave direkte. Sipas BERZH, hartuesit e sondazhit kanë pyetur 1500 veta për secilin nga 29 vendet e përfshira në vrojtim. Përfundimi kryesor është se në vendet ish-komuniste të lindjes, nostalgjia për të shkuarën, të paktën sipas BERZH, është jo e vogël.

Share This Article
7 Comments
  • Eshte ceshtje ndergjegje,ske cfare ti besh.
    Skllavi si puna e shqipetarit per 500 vjet turqi eshte fakt historik.
    Eshte si puna e atij zogut qe po te dale nga kafazi,eshte e veshtire te ambientohet.
    Prandaj jo vetem “shqipetaret”urrejne te tjeret por edhe njeri tjetrin,kjo eshte fatkeqesia e dogmave ebraike.

  • Mos beni loje fjalesh ,!! Kur flisni per europen perendimore e 10% e saj shtoni dhe faktin qe kjo europe s”ka kaluar aspak sitem diktatorjal Dhe me fjalen autoritar c”doni te thoni qe te kuptojme dhe ne ??? Eshte nje lloj zbutje e fjales diktature ???? Te gjithe popujt e jo vetem ne apo te ish bllokut lindor duam e aprovojme 100 % nje sistem te ligjshem ku ligji te zbatohet kudo e tek kushdo !!! Cfare na lexojne syte ,,sistem autoritar!!! Ne kete tentative dinake s”te vjen dhe te gajasesh .

  • Vetem gomeret dhe yzmeqaret pranojne me vetedije te ushqehen vec me buke e dajak.

    Sipas motos “shkerdhejau nonat qe te te thone baba”, kusaret i kane rrjepur te gjalla brez pas brezi delet miope, dhe keto te fundit ose kane ulur kokat perdhe, ose u kane thene tutoreve “falimners o babe”.

    Kujtoni pak ate skecin “Do hash dajak o popull”. Shakaja thone eshte gjysma e te vertetes.

    Me largpamesine e tij Fan Noli tentoi i pari te hidhte themelet e nje shteti demokratik, por plani i tij deshtoi per shkak te dinkerise, pabesise dhe tradhetise se ngulitur thelle ne mendjet e yzmeqareve trushkulur te sulltanatit.

  • Loni mos u merzit vella se ato komentet jane te njekaqoli qe fut nga 20 komente per artikull.
    Jane te kopilit saliut, ramy, ballisti I dukatit qe enveri I beri gra per 50 vjet

  • Hej ramy. E ke nga experienca e fshatit dukat me saliun qe i thoni baba edhe pse u la pabuksa e ua she…. Grate.
    Pis muti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *