Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim vlereson se konsolidimi fiskal i kushtëzuar nga marrëveshja e re e Qeverisë me FMN-së do të frenojë rritjen ekonomike për vitin 2014.
Në raportin e fundit mbi prespektivën rajonale, BERZH ka korrektuar në ulje parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë gjatë këtij viti, nga 2 për qind që vlerësonte në tetor në 1.7 për qind në janar. BERZH thotë se rritjua ekonomike në Shqipëri për 2013-ën mbeti e ndrydhur për shkak të krizës në vendet fqinje, por edhe problemeve të brendshme të ekonomisë.
Sipas BERZH këto probleme lidhen me gjendjen e dobët financiare të bizneseve dhe efektin negativ të krijuar nga detyrimet e prapambetura të Qeverisë. Nga ana tjetër, Banka vlerëson se borxhi publik i vendit vazhdon të rritet ndërsa dobësitë në sektorin financiar janë evidente me kreditë e këqija që vërtiten rreth 25 për qind.
“Qeveria e re është angazhuar të përmirësojë klimën e biznesit dhe një marrëveshje e re është arritur me Fondin Monetar Ndërkombëtar, e cila pritet të forcojë stabilitetin fiskal,” vëren raporti. Por sipas BERZH për vitin 2014, pritet vetëm një përmirësim i lehtë në rritjen ekonomike. Kjo pasi Banka mendon se shtrëngimi fiskal i kushtëzuar nga marrëveshja me Fondin Monetar do të frenojë efektet pozitive që vijnë rritja e pritshme e kërkesës së huaj dhe asaj të brendshme.

ME MIRE RENIE REALE EKONOMIKE SESA PARAJSA IMAGJINARE HAJNIE DHE KUSERIE.
Per cfare RENIE ekonomike behet fjale ne kete shkrim nonsens pa llogjike te thjeshte njerezore, kur permendet RRITJE ekonomike me 1,7 %? Mbase do te ishte mire qe kjo rritje te ishte 2 % apo 10 % por kjo eshte gje tjeter dhe nuk ka te beje fare me turlie qe eshte servilur ne kete shkrim. BERZH-i para se te sulmoje Shqypnine per RENIE ekonomike si rezultat i mareveshtjes me FMN-ne le te spjegoje pse vendi yne ne dallim nga te gjitha vendet e rajonit nuk prodhon pothuaj ASGJE 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit? Ku kane shkuar LEKAT dhe projektet e BERZH-it per Shqypnine? Sepse ka shume gjasa te kene shkuar ne llogarite personale te familjes Berisha, mbase ne ndonje xhep tjeter, nga qe ne trojet shqyptare nuk kane lene gjurma te dukshme me vulen e kesa Banke Famoze Evropiane.
E qan ekonomine or mik cte te them me shume. me mire pa buke dhe ne pushtet partia qe bejme tifo 😉
Disheza e bute ne rruge eshte me mire se te hidhesh ne gremine pa parashyte. Sidomos kur mund t’i futesh marshin mbrapa.