BERZH: Rritja ekonomike 1.2 %

anazapta

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në publikimin e raportit më të fundit mbi parashikimin e ecurisë së ekonomisë botërore e ka ulur edhe më tej parashikimin e saj për rritjen ekonomike të Shqipërisë, duke e zbritur në 1.2 për qind nga 1.5 për qind që kishte parashikuar në raportin e muajit janar. Sfidat fiskale janë të ashpra ndërkohë që borxhi publik në nivelin 60 për qind janë problematikë për ekonominë. Nga ana tjetër, shqetësim mbetet edhe niveli i lartë i kredive me probleme, në nivelin prej 25 për qind të totalit të kredive të sistemit bankar. Rritja e Shqipërisë pritet të jetë afër mesatares së rajonit të Europës Juglindore prej 1.4 për qind, por më e lartë se disa vende të tjera të Rajonit. Ndërkohë për vitin e ardhshëm, BERZH parashikon një ecuri më të mirë të ekonomisë vendase. Rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të arrijë në nivelin 2 për qind në vitin 2014, një kufi ky i përafërt me pjesën më të madhe të vendeve të tjera të Ballkanit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *