Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka rishikuar parashikimet ekonomike për disa vende në botë, në raportin e saj më të fundit, ndërsa për Shqipërinë ka mbajtur të pandryshuar pritshmërinë prej 3.3% për vitin 2016, nxitur kryesisht nga investimet e huaja (TAP)…
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në raportin e saj më të fundit të muajit maj, ka ulur sot parashikimet ekonomike për disa vende, për shkak të çmimit të ulët të naftës dhe ndikimit nga terrorizmi në sferën e turizmit në botën arabe.
Ndërsa për Shqipërinë parashikimi ka mbetur i pandryshuar prej 3.3% për vitin 2016.
Ekonomia shqiptare ka pasur një performancë stabël në 2015, duke shënuar një rritje 2.6 % gjatë gjithë vitit, thekson raporti.
“Në shtator të 2015 qeveria nisi një fushatë intensive për të reduktuar informalitetin në ekonomi dhe disa rezultate janë evidente në termin e regjistrimit të bizneseve. Sfidat fiskale mbeten të rëndësishme, por programi i FMN duhet të zbatohet dhe duhen parë me kujdes edhe rishikimet. Rritja e PBB-së pritet të mbërrijë në 3.3 % në 2016, nxitur nga investimet, sidomos ato në sektorin energjetik sikurse ndërtimi i gazsjellësit TAP. Një rritje disi më e lartë pritet në 2017, të arrijë rreth 3.5 %”- thekson raporti.
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon për këtë vit një rritje ekonomike prej 1,4 për qind në 36 shtetet e Evropës Lindore, Azisë Qendrore dhe në rajonin e Mesdheut, ku ajo vepron, ose një rritje neto pas shifrës 0,5 për qind të vitit 2015.
Kjo shifër paraqitet 0,2 pikë më pak se parashikimi i mëparshëm ekonomik, i publikuar në nëntor. Ky rishikim modest me rënie fsheh në fakt një pabarazi të theksuar të zhvillimit ekonomik nëpërmjet rajoneve.
Sa i përket shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor, parashikimi për Bosnje dhe Hercegovinën vlerësohet të ketë qenë 3.2 % vitin e shkuar dhe thekson se qeveria duhet të ndërmarrë një sërë reformash strukturore që të rikuperohet ekonomia dhe të mbështetet stabiliteti makro-ekonomik. Risqe të mundshme mbeten ato fiskal dhe politikë, që nuk duhen anashkaluar.
Për ekonominë në Maqedoni, BERZH pohon se ka pasur një rritje në 2015, që arriti në 3.7 %, nxitur nga konsumi i brendshëm, investimet publike dhe performancë e mirë e eksporteve. Raporti vlerëson se rritja do të mbetet rreth 3 % në 2016, si rezultat e krizës politike. Rrezik për këtë shtet konsiderohet rritja e borxhit publik.
Kosova, nga ana tjetër, ka pasur një rritje ekonomike rreth 3 % në 2015, nxitur nga konsumi dhe investimet. Raporti përmend marrëveshjen e këtij shteti me FMN, e cila do ta ndihmojë të zvogëlojë shpenzimet e panevojshme dhe të rrisëinvestimet në infrastrukturë transporti dhe energjie. BERZH pret që rritja ekonomike të mbetet 3 % në 2016 dhe të rritet rreth 3.5 % në 2017.
Për Malin e Zi, raporti tregon se rritja në 2015 ishte 3.1 %, e kënaqshme krahasuar me 1.8 % që ishte në 2014. Rritja u nxit nga investimet e huaja direkte, sidomos ajo e projektit hekurudhor të financuar nga Kina. Edhe sektori i turizmit performoi mirë në 2015. Rritja e pritshme për 2016 është rreth 4 %, më e larta ndër parashikimet për Europën Juglindore, e cila do të jetë si pasojë e investimeve të tjera, performancës së mirë të sektorit të turizmit, rritjes së konsumit të brendshëm që do të vijë nga rritja e pagave në sektorit publik, e pensioneve dhe ndihmave sociale.
Serbia, nga ana tjetër, iu rikthye një rritje në 2015, falë programit të saj fiskal. PBB e saj pritet që të rritet me 1.8 % në 2016 dhe 2.3 % në 2017. Investimet private do të mbeten nxitësi mëi madh i rritjes, si dhe një rikuperim i konsumit.

KAQ PAK????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
LE TE SHKOJE 6.3%
NXIRRNI NJE RAPORT TE RI DHE RREGULLOJENI KETE PUNE.