Video e Bes Kallakut përveçe është pëlqyer, ka shkaktuar edhe reagime negative. PD doli në një deklaratë, duke thënë se ajo video ishte një presion i Ramës dhe Metës për drejtësinë. Aktori i njohur i “Portokallisë” thotë në një reagim të tij, se video ka qenë thjesht një parodi për politikën shqiptare.
“Kam kënaqësinë të njoftoj gjithë shqiptarët që une jam “koka” e gjithë komplotit që po trondit politikën shqiptare dhe siç është bërë traditë, këtë “komplot” e kam dokumentuar në një video ku unë personalisht shpall ofertë kërkesën për “vrasjen” e politikanëve kryesorë. Këtë komplot e kam kurdisur në bashkëpunim me “FBI” “CIA” dhe MOSAD-it, Izraelit, por për fat “komploti u zbulua nga Ristani dhe tani Shqipëria shpëtoi.
Këto nuk munda t’i thoja në videon time komike, por si Besart Kallaku kam bërë detyrën time si artist dhe qytetar (katunar) i këtij vendi duke parodizuar farsën e fëlliqur të politikës që vazhdon t’i trajtojë shqiptarët si tufë injorantësh që mund të tërhiqen prej hunde në baltën që kanë gatuar për 25 vjet. Video ime ishte vazhdim i asaj që kam bërë që nga dita e parë kur kam dalë në skenë, fjala e lirë e artistit. Kush qeshi me të, e falenderoj. Kush e përdori e injoroj, kush e keqpërdori e përbuz. E kush u cënua i kërkoj mirëkuptim për këtë shaka. Përbuz çdo tentativë për përfshirjen e emrit tim në historitë e ndyra të politikës; dhe ju premtoj se kam qenë, jam dhe do të jem GJINI juaj i dashur, katunari që nuk mund të tradhëtojë tokën dhe njerëzit e tij të dashur, dhe as nuk mund të më ndajë kush prej jush. Ndryshe nga çdo politikan që ju ka nxirë fytyrën, une kam sjellë drite dhe buzeqeshje në fytyrat tuaja. Dhe këtë do vazhdoj të bej.
Një përqafim për të gjithë mirëkuptuesit. Sinqerisht, Besi”, shkruan ai.

Pasha Zoten more Gjin Kallaku ti peshon peseqind milion here me shume se nje ristan i pafytyre
Kur katandisesh ne kete fare idjotizmi politik, jo populli, por cdo individe, per te mos vene duarte ne koke, ja merr kenges me bejte .Shperthen vreri bashke me pasjonin poetik e letrar .Perse quhet vepra e Shekspirit nje mrekulli boteroer .Sepse pervec te trishtuares ,pesimizmit e urrejtjes ka dhe sarkazmen .
Keshtu dhe tek ne nuk mund te shpetojne keto skandale qe sensibilizojne dhe te bejne te ndihesh i turpuruar perballe politikes alabake .Nuk jane sajime per denigrim sic po mundohet te realizoje Pd skenarin Ko-Doshi. Eshte thjeshte nje tragjikokomedi per te terhequr vemendje se ku po ju con mushka .
Harron Saliu se, ne 97 nga mllefi qe kishin per te ,shqiptaret u vune Televizorve fshirse per te pastruar peshtymen qe hidhnin sa here ai dilte ne Tv.Mos e befshe veten se keto nuk i ndalon as me ligj .Apo haroje kenget qe kendonte populli mbasi ra nga fiku .Jane poshteruese. Por kur populli shikon se Drejtesia nuk te ofendon me forma te tilla satitike. Automatikishte te pritet e drejta per tu ankuar .Cili burre mbyll gojen kur gruaja e tradheton.Thote ci vjen ne mendja per ta poshteruar e denigruar ne maksimum per aktin qe ka kryer . Keshtu z.Sali dhe ju te Pd.Me mire te dalte syri ,thote populli , se sa nami.
T’i jepet fund trukeve me video-kasetat”pornografike” te politikaneve dhe mafiozeve te vendit!
Bravo Bes Kallaku!Politika shqiptare eshte bere vertete nje parodi ne vete.Parlamenti eshte kthyer ne nje salle estrade,pra me keq nga emertimi “Parlamenti i grave llafazane!” Kllounet mafioze politike zgerdhijne dhembet e fryen si gjela brenda salles se parlamentit e jashte tij,me llafe grashe e ato te rruges dhe me mburrjet dhe premtimet fallso te vjetra te tyre se do te “bejne namin” per kete popull po te vijne perseri ne pushtet.Hajdutet berasin “Kapini hajdutet,jashte kriminelet!!”
Kjo parodi e “Gjinit”me nxiti te hedh dy mendime edhe une.Eshte koha te merremi seriozisht me kete fenomen negativ te shoqerise shqiptare Mendoj se ka ardhur koha dhe duhet te nise nje levizje e vertete tek intelektualet dhe opinioni i shendoshe publik: T’i jepet fund njehere e pergjithmone praktikes kriminale te perdorimit te video-kasetave ne luften midis klaneve mafioze politike dhe oligarkiko-financiare qe po e ben lemsh jo vetem politiken dhe sistemin tone te drejtesise por te gjithe jeten e vendit.Le t’u bejme thirrje organeve te drejtesise shqiptare,medias se shkruar,televizive dhe digitale t’i bojkotojne me neveri keto praktika kriminale nepermjet pergjigjemeve dhe trukimeve me video kaseta!Ato gjejne perdorim sepse edhe mass-media shqiptare u bejne publikim te madh per pagese apo per qellime thjesht reklamimi per perfitime,per te terhequr kliente mafioze per perdorimin e tyre apo per te afruar lexues e odience qe parapelqejne skandale,trukime digitale dhe seriale me kriminele e mafioze.Le t’u lihen incizimet dhe truket vizuale televizive Televizioneve per emisionet e tyre te humorit apo ato investigativet si ato te “Portokallise” “Fix fare”. “Al Pazar!”,etj. qe kane sherbyer e sherbejne vertete per te demaskuar e denuar krimin dhe korrupsionin ne fusha te ndryshme.Farsat politike te mos kene me vend ne mass-median shqiptare dhe aq me pak ne organet e drejtesise.Video-kasetat dhe kercenimi i njerezve me to dhe dosjet per ta(edhe kur nuk ekzistojne,sepse armet frikesojne e kercenojne edhe kur nuk perdoren!) jane mjete e truke qe udheheqes partishe dhe rrufiane politike e mafioze po i perdorin per synimet e tyre te mbrapshta!Mjaft me me farsa si ato para 21 janarit dhe 12 marsit!Ato kane sjelle e sjellin vetem rrumpalle,tollovi e mjergull per ujqit pushtetare e karieriste.Perdorimi i kasetave na rikujton ate shprehjen e urte popullore: “Hedh nje i marre nje gure ne lume e te gjithe te mencurit turren e se gjejne me dot!”Nderkohe njerezia orientohen te merren me keto farsa e truke per te harruar hallet ,shqetsimet dhe problemet e tyre te verteta te se sotmes dhe te se ardhmes:forcimin e ekonomise,luften kunder papunesise,luften kunder korrupsionit dhe kriminalizimit te parlamentit por edhe institucioneve te tjere shtetrore,reformen ne drejtesi,ate ne aresim,etj.etj. Oh sa te tjera gjera mund per fat te keq te shtonim per t’u kryer ne vendin tone!
ne fakt je tip karagjozi e verteta eshte se une kure nuk kam pelqyer humorin tend,dhe tani prit nje ftese per ne organet e partise punes te shqiperis
Kujdes “Gjin” se ka dhe te helmuar nga viedeo qe ke bere. ja, per shembell andrea eshte prekur shume se ujet nuk shkon tek parcella e doktor kanibalit. te uroj shendet per gjithe humorin tend te mrekullushem!
ne fakt ca nga pak na helmoi te gjithve ,dhe pse ka shume qe
gajasen gjithe diten ,gjithe kohen .
Ne cilin vend te botes do guxonte dikush i thirrur nga prokuroria
per deshmi ,per nje ngjarje qe sidoqofte eshte ne hetim ,aspak nuk eshte vertetuar saktesia ,pra nuk themi dot qe nuk eshte e vertete
pra kush dhe ku do guxonin te prezantoheshin ne prokurori me nje gaztor tashme gaztor oborri ?????
Veten ne Skiperi ,aty te ju idiotet e vetkenaqur
vetem aty ndodhin keto gjera ….vetem te ju pushteti porosit tritol dhe e kthen ne humor .
Kudo qe te ndodhte kjo gje ,do perfundonin me hekura
te ju kthehen ne star te nje sistemi idiotesh .
Jeni ne marrine kolektive , nuk ka Zot qe ju ndihmon dhe ju jep ndonje gram tru te kuptoni .
Pershendetje. Tani duhet edhe arti t’i sherbeje partise se felliqesira, ndryshe do vleresohet subversiv e sulm kunder atyre qe jane mesuar ta mbajne cso intitucion nen menge.
Ky Djal,Humorist,ka harruar qe ka nje kontrate me nje stacion televiziv per nje serial humoristik i quajtur “Portokallia”.Ai eshte i lire te bej humor ne shoqeri,ne shtepi,ne dasma apo festa shoqerore,por ai nuk ka te drejte te dal neper TV me video pa lejen dhe miratimin e matrialit nga kontraktoret.Keshtu,ne kete rast Beso ka thyer kontraten.Pasojat jan qe nga kjo video ai humbi nje pjese te klienteve gje e cila do i rendoj edhe televizionit qe e ka kontraktuar gjithashtu edhe serialit humoristik.Pyetja eshte;a i dinte keto Beso?..perse i beri? dhe perse ndjehet se duhet te japi shpjegime sot?..pergjigja eshte se ai ka kuptuar se ka gabuar rende gje qe mund ti rrezikoj karieren.Po cfar e detyroi ta bente?..Beso do jet ne borxh tek dikush,dhe kur je ne borxh tek te fuqishmit je i detyruar te shkelesh cfardo lloj kontrate apo rregulli.Veshtir te hash me dy luge nga sot e tutje Beso!Zgjidh njeren,o me Filipin e Portokallise ose me Filipinon e LSI-se.
Vazhdo komplotin pa kontrate Gjin,qe kjo klase politike qe e ka marre Shqiperine peng pa kontrate,te kthehet ne lolo ma kontrate.Talentin as ta jep,as te merr politika.