Besart Berisha: Dua Euro 2016 me Shqipërinë

Dita

Besart Berisha është gati për t’iu përgjigjur poitivisht një ftesë të mundshme nga Gianni De Biasi për t’u bërë grumbulluar me kuqezinjtë në finalet e “Euro 2016″. Edhe pse nuk ka dhënë asnjë kontribut për kualifikimin e Shqipërisë në këtë event madhor të futbollit, 30-vjecari do të presë deri në momentin e fundit për një sinjal nga trajneri italian, që në fakt vështirë se mund ta bëjë pjesë të planeve të tij sulmuesin e Melbourne Victory-t në kampionatin australian. 59-vjecari e ka të bërë të qartë se në Euro 2016 do të grumbullohen vetëm ata që kanë djersitur në fushën e blertë për këtë arritje histtorike të Shqipërisë.

“Nuk kam marrë asnjë informacion nëse do të kem shansin për të luajtur në Europian. Mendoj se cdo futbollist dëshiron të luajë në një event të tillë,” – është shprehur Berisha për mediat australiane.

Gjithsesi, golashënuesi më i mirë i Melbourne Victorit shton më tej se për aq kohë sa nuk do të ketë lajme nga Shqipëria, ai do të jetë i fokusuar tek objektivat e klubit në Champions Leagen e Azisë dhe në kampionatin australian.

Besart Berisha e ka veshur më parë fanellën kuqezi në vitet 2006-2009. Në 17 ndeshje me Shqipërinë ka mundur të shënojë një gol, ndërsa që pas transferimit në futbollin australian nuk shfaqi interes për të dhënë kontribut në kombëtare për shkak të distancës së largët mes dy kontinenteve.

Share This Article
4 Comments
  • perse nuk erdhe kur te therriti per kualifikimet?apo tani qe te tjeret u lodhen dhe u copetuan per te arritur kete gje je gati.ne fillim thoje qe je shume large te duhej 24 ore udhetim,ndersa tani te duhen me pak ore apo jo?po ik se nuk ta kemi nevojen me per ty

  • perse nuk erdhe kur te therriti per kualifikimet?apo tani qe te tjeret u lodhen dhe u copetuan per te arritur kete gje je gati.ne fillim thoje qe je shume large te duhej 24 ore udhetim,ndersa tani te duhen me pak ore apo jo?po ik se nuk ta kemi nevojen me per ty.

  • Jo , ketij nuk i takon te veje me cunat ne France

    Atehere kur ne kishim nevoje per kete palaco , ky nuk erdhi se gjasme ushte shume larg. Sikur ky do vinte me vrap qe andej

    Absolutisht te mos e marrin ne France , dhe natyrisht De Biazi e ka parasysh shelljen e jetij trapit

    Do lozim me ata cuba qe kane kontribuar ne kombetare gjithe kohes
    Dhe nuk ka gje fare edhe po humbem
    Prape atyre cunave ju jemi mirenjohes se na cuan deri atje per here te pare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *