Futbollisti Besart Berisha deklaroi dy ditë më parë se do të dëshironte të ishte pjesë e kombëtares kuqezi në ‘Euro 2016’.
Ndërkohë, sot ai tregon me vepra se pse duhet të jetë pjesë e Kombëtares. Ai ka shpërthyer në ndeshjen e luajtur midis Melburn Viktori, skuadra e tij dhe Central Coast Mariners.
Takimi i vlefshëm për javën e 14-të ligës australiane përfundoi në barazim 3-3 dhe ishte pikërisht sulmuesi shqiptar vendimtar në këtë ndeshje, duke i dhënë një pikë Melburnit pasi realizoi golin e barazimit në minutat shtesë.
Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e 3 golave, ndërkohë që në pjesën e dytë Melburni me Berishën protagonist arrin të barazojë rezultatin.
Sulmuesi shkurtoi diferencat në minutën e 60 nga pika e bardhë. Thompson rihapi sfidën në të 66-ën dhe Besard Berisha në minutat shtesë barazoi gjithçka. Me barazimin e sotëm Melburni mban vendin e pestë në klasifikim me 21 pikë.
