Besart Berisha kampion në Australi

Dita

Besart Berisha është shpallur kampion i sezonit të rregullt me Melbourne Victory. Fitorja 3 – 1 Central Coast Mariners ka bërë që ekipi ku luan sulmuesi shqiptar ta mbyllë në krye 3 pikë i shkëputur nga Syndey. Në këtë takim 29-vjeçari ka shënuar golin e tretë. Ai është shprehur i lumtur për këtë sukses që pritej prej vitit 2009.

Besart Berisha – Futbollist i Melbourne Victory: “Ky është një moment i paharrueshëm për mua dhe ekipin dhe për këta tifozë të zjarrtë që kanë pritur gjatë për këtë sukses. Unë jam i mendimit që e meritojmë që të jemi më të mirët këtë vit.“

Besart Berisha u bë pjesë edhe e formacionit të javës sipas goal.com. Ai ka shënuar këtë sezon 13 gola duke u renditur i dyti në këtë klasifikim. Ky është sezoni i parë për të te Melbourne Victory dhe i katërti në Australi. Radhën tani e ka faza finale.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *