Besimi tek njerëzimi s’duhet humbur: Ja një heroinë!

redaktor

Pas ngjarjeve të Parisit, në rrjetet sociale kishte një shpërthim dëshpërimi: Çfarë po ndodh me këtë botë, pyesnin shumë njerëz.

Por besimi tek njerëzimi nuk duhet humbur dhe kjo kamariere është një shembull i mirë.

Ajo është vlerësuar si heroinë pasi rrezikoi sigurinë e saj, kur një nga terroristët nisi të qëllonte mbi kafenenë ku punonte.

Jasmine El Yousfi, 20 vjeç, u filmua duke shtrënguar në krahë një grua të plagosur në lokalin e saj.

Jo vetëm kaq, por 20-vjeçarja doli jashtë që të ndihmonte të tjerë.

“Preferoja të vdisja në vend që t’i lija të vdisnin,” tha ajo.

“E di se si ndjehesh kur je i vetmuar dhe nuk mund të jetoja duke e ditur që nuk kisha tentuar t’i ndihmoja”.

“Nuk doja që njerëzit e qëlluar të mendonin se ishin braktisur,” thotë ajo.

Në një video të publikuar nga Daily Mail, kamarierja shihet duke ngushëlluar një grua të plagosur rëndë nga terroristi Salah Abdeslam, që është akoma në arrati.

E lindur në Paris, prindërit e saj janë nga Maroku dhe Algjeria.

“Fillimisht mendova se ishin fëmijë duke luajtur me fishekzjarre. Por dëgjova sërish zhurmë dhe dritarja shpërtheu. Pati shumë krisma. Gjatë gjithë kohës po lutesha që kjo të përfundonte. Mendoj se zgjati rreth 20 sekonda, por u ndjeva sikur ishte dy minuta”.

“Kushëriri im, banakier, vrapoi për në bodrum. Pashë një grua të plagosur, Lucille, dhe ajo vrapoi tek unë. Doja ta mbroja. Ishte e plagosur dhe kishte një vrimë në krah. Po qantë dhe po thoshte se i dashuri ishte jashtë. Të jem e ndershme, mendoja se ai kishte vdekur. Në fakt mbijetoi”.

Pasi e dërgoi gruan e plagosur në bodrum ku ishte e sigurt, ajo doli jashtë për të parë nëse ka të plagosur të tjerë.

“Ishte vonë. Një grua ishte e plagosur rëndë, tre të tjerë kishin vdekur. Gruaja e plagosur më zgjati dorën. Ia mbajta për pak sekonda, më pas ajo vdiq”.

“Këta njerëz vdiqën sepse donin të jetonin. Vdiqën sepse donin të shijonin muzikën dhe një birrë me miqtë. Të gjithë po qajnë. Kurrë nuk jam ndjerë më e lidhur me këtë vend se tani”, thotë ajo.

Jasmine El Yousfi, 20, risked her safety to comfort an injured woman as an Islamic State gunman fired 30 bullets into the restaurant where she was workingSeconds later, an injured woman bursts through the pizzeria door and throws herself behind the bar where Miss Youssi immediately begins comforting her and cradling her headThe Parisian-born waitress, whose parents hail from Morocco and Algeria, said: 'At first I thought it was little kids playing with bangers outside'Miss Youssi, who said she stroked the dead man's head, is still haunted by their imagesLast night, a florist opposite the scene said Miss Youssi, who has been working at the restaurant for only one month, was the first person on the scene

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *