Besimtarët katolikë e ortodoksë festojnë sot Krishtlindjen

Ornela

Mijëra besimtarë katolikë dhe ortodoksë në mbarë botën festojnë sot Krishtlindjet, lindjen e birit të Perëndisë, Jezu Krishtit.

Kritshlindjet festohen edhe në vendin tonë, ku mesnatën e kaluar, me të shënuar data 25, besimtarët kremtuan këtë ditë të shënuar për ta, në katedralen e ‘Shën Palit’.

Mesha për besimtarët katolikë dhe ortodoksë nisi në orën 00:00 në katedralen e ‘Shën Palit’ e drejtuar nga Imzot Xhorxh Frendo, i cili në fjalën e tij, vuri theksin te dashuria për njëri-tjetrin dhe familjen.

“Është një festë e madhe, festa e familjes dhe dashurisë. Le të përkujdesemi që në këto ditë festive, të përjetojmë më thellë shenjtërinë dhe madhështinë e dhuratës së jetës që na e ka dhuruar Perëndia. Dhe për më tepër të shprehim mirënjohjen tonë me përpjekje të pandërprerë për zhvillimin e jetës shpirtëroreMe fytyrën e Jezusit shikojmë fytyrën e çdo njeriut. Jezuesi na ka urdhëruar të duam dhe respektojmë njëri tjetrin, vetëm kështu mund të gjejmë paqe.

Jezusi u kujdes për njerëzit e sëmurët, çdo njeri që kishte nevojë, ai kërkon nga ne të imitojmë shembullin e tij. Të kujdesemi për njerëzit që s’kanë ushqim dhe një strehë. Me fytyrën e Jezusit shikojmë fytyrën e çdo njeriut. Jezuesi na ka urdhëruar të duam dhe respektojmë njëri tjetrin, vetëm kështu mund të gjejmë paqe”, tha Imzot Frendo.

Krishtlindja një festë me orgjinë romake festohet çdo vit në natën mes datës 24 dhe 25 dhjetor dhe përgjatë tërë datës 25.

Simbolika u rimor nga të krishterët për të përkujtuar lindjen e Jezu Krishtit dhe pas Pashkëve, ringjalljes, është festa më e rëndësishme në kalendarin liturgjik të krishterë.

Narrativa tradicionale e Krishtlindjeve, që përshkruhet në Testamentin e Ri, thotë se profecia parashikoi lindjen e Jezusit në një stallë në Betlehem, si biri i Jozefit dhe Marias.

Në fakt dita dhe muaji i lindjes së Krishtit nuk dihen, por rreth shekullit të katërt kisha perëndimore zgjodhi datën 25 dhjetor, si një simbolikë për të përkujtuar ardhjen e Zotit në tokë në formën e njeriut, për të shlyer mëkatet e njerëzve.

Gjithsesi sot festa e Krishtlindjeve është zhveshur shumë nga simbolika thjesht fetare dhe në shumë vende, përfshirë Shqipërinë që doli nga një periudhë e gjatë ateizmi shtetëror, Krishtlindja festohet nga të tëra dhe është ditë pushimi zyrtare, ku familjet bashkë mblidhen përreth një dreke festive, për të shkëmbyer dhurata.

 

Share This Article
1 Comment
  • GEZUAR KRISHTLINDJEN PER TE GJITHE BESMITARET E KRISHTERE, LAVDI ZOTIT QE RIKTHEU BESIMIN NE VENDIN TONE PA FAT, TE INFEKTUAR NGA MURTAJA BOLSHEVIKE E ENVERIT DHE NEXHMIJES!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *