Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët

Elton Tafaruci

Besimtarët ortodoks kremtuan festën e ringjalljes së Krishtit. Në mesnatë në te gjitha kishat ortodokse qytetarë të shumtë zhvilluan meshat e shenjta me rastin e pashkëve, që përkujtojnë ringjalljen e Krishtit pas të premtes së zezë.

Në katedralen e Kishës Ortodokse në Tiranë ishin mbledhur qindra besimtarë, të cilët ndoqën nga afër meshën e drejtuar nga kryepeshkopi Anastas Janullatos. Përmes fjalës së tij kryepeshkopi dërgoi një mesazh urimi për të gjithë besimtarët.

Besimtaret kanë ndjekur meshën me qirinj në duar duke uruar njëri-tjetrin. Ata morën nga kisha flakën e Zotit për ta çuar atë në shtëpinë e tyre për më shumë mbarësi. Simbol i kësaj feste është veza e kuqe.

Festa e pashkëve cilësohet, si një nga festat më të rëndësishme nga besimtarët ortodoksë, sepse Krishti rikthehet përsëri në jetë.  Pashka është kremtimi i ringjalljes së Jezusit, e cila festohet tri ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Share This Article
1 Comment
  • ata qe besojne te deshmojne atdhetari dhe te mos perulen para te huajve apo gjuhes se huaj per me teper qe eshte nje gje besimi dhe nje gje “burokratet” qe predikojne. Disi me korrekt deri tani eshte kisha katolike sepse te pakten predikon ne shqip por gjithsesi politika te rrije larg fese sepse jo te gjithe besojne dhe politika nuk ka perse te marre ane. Gezuar per ata qe besojne sepse njeriu eshte i lire te jete vetvetja ne punen e vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *