Besnik Dervishi, komisioner i Mbrojtjes të të Dhënave Personale

redaktor

Këshilli i Ministrave i ka propozuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë kandidaturën e Besnik Dervishit për Komisioner të Mbrojtes të të Dhënave Personale.

Besnik Dervishi ka qenë prefekt i Qarkut të Vlorës, por u largua vetëm pak muaj pas marrjes së kësaj detyre për detyrën e re.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 33, të ligjit nr.9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të kandidaturës së  z. Besnik Dervishi për Komisioner të Mbrojtjes të të Dhënave Personale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin e publikuar nga Këshilli i Ministrave.

Kandidatura e tij pritet që të kalojë për miratim gjatë seancës së nesërme në Kuvend.

Share This Article
9 Comments
  • Si shpjegohet qe per njerez anonime apo te perlyer nuk flet njeri. Per njerezit e mire e te zote leshohen qent. Kryeministri ben mire qe e vlereson Besnik Dervishin. Une jam i ri po kam degjuar per te jatin e tij Rrapon, e nderon nje laberi e tere.

  • Eh more sh. Rama ku i zgjedhe keta mbeturina? Shikoja surratin dhe prit frutet e punes qe ben ky debil….

    • Po pse o Naci kjo goje e piset? Nga duhet ti marim juristet nga 6 mujoret e plepave? Bravo Rama ky vend ka nevoje per profesioniste.

  • Nese ka nje plehre te vertete, eshte B.Dervishi.E haruat qe ka trafikuar femije te vegjel nga shtepite e femijeve nen aresyen e biresimit? i dalte tek femijet e tij!

  • Me siguri qe do na mbroj ne qytetaret nga nderhyrjet qeveritare ne te dhenat tona personale. Nder te tjera eshte i pavarur ,thjesht i emeruar nga qeveria .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *