Besnik Hasi: Kam një skuadër cilësore

Bledar Lumani

Besnik Hasi është njeriu i momentit te Anderlechti. Fitimi i titullit kampion sezonin e kaluar kur pakush besonte vërtetë te ai dhe starti me fitore dhe në kampionatin e ri, e kanë shndërruar trajnerin shqiptar në personazhin kryesorë te kampionëve të Belgjikës. Gjatë ditës për mediat, të organizuar nga klubi belg, 43 vjeçari ishte i kërkuari numër një nga ana e gazetarëve, që e pyetën trajnerin për gjendjen e ekipit dhe pritshmëritë për sezonin e ri.

“Ne kemi tashmë një skuadër cilësore. Pak nga pak disa futbollistët po arrijnë formën e tyre më të mirë. Sigurisht do të bëjmë dhe disa ndërhyrje në merkato, por për mua presidenca le të marrë gjithë kohën e nevojshme për të studiuar futbollistët që na nevojiten”.

Besnik Hasi këtë vit pritet të ketë financa më të mëdha në dispozicion, pasi klubi Anderlechtit nuk do të ketë vetëm një sponsor, por dy dhe kjo do të sjellë padyshim më shumë arkëtime për klubin më të madh në Belgjikë.

Share This Article
1 Comment
  • bravo besnik ;;; po e tregon veten qe shqiptaret jane njerez qe ja dalin mbane me pune dhe djerse ;;;; nuk jane te gjithe si ai budallai ne siri qe vrasin gratuit ;;;urime zotit hasi dhe ne kupen e europes ;;;;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *