Ish-ministri i PD-së, Besnik Mustafaj, i cili bën pjesë në lëvizjen e re brenda PD-së, të iniciuar nga Astrit Patozi ka dalë kundër të këtij të fundit sa i përket qëndrimit të Berishës.
Në takimin në Durrës, ditën e djeshme, Patozi i bëri thirrje Berishës që të mbajë qëndrim, pasi heshtja sipas tij, është pajtim me Bashën.
Mirëpo, Mustafaj, duke folur për “News24”, tha se ai është i mendimit që Berisha të qëndrojë neutral.
“Unë mendoj se Berisha do të qëndrojë neutralë dhe ka patur një shkrim te “Panorama” që argumentoja këtë gjë.
Ai nuk duhet të ndërhyjë dhe nuk duhet të ketë një qëndrim. Unë e di që ai është i shqetësuar, por më mirë të qëndrojë neutral”, tha Mustafaj.

ffshati digjet kurva krihet ,kështu thua Besnik !
Besnik po na habit me qendrimet tuaja. Ose nuk te kemi njohur qe ne kohet e hershme, ose po luan keq. Doktori e di vete se c’ben, per mire apo per keq qofte.