Besnik Mustafaj tregon për poezitë e dashurisë që ka shkruar në avion

entela

Shkrimtari Besnik Mustafaj, mesditën e sotme ka qenë i  ftuar në Festivalin Ditënetët e Librit, organizuar nga “Klik EkspoGroup” ku ka diskutuar me gjimnazist e student në lidhje me poezinë në librin e tij “Biri i Adamit”.

Ai ka treguar se i është rikthyer poezisë pas më shumë se 20 vjetësh.

Ky libër vjen pas kaq shumë vitesh sepse sipas autorit poezia në këtë moshë vjen rrallë dhe poezitë duhet të kompozohen në atë mënyrë që të mund të lidhen me njëra –tjetrën.

“Poezia në këtë moshë vjen rrallë, ndaj edhe ky libër është bërë me vështirësi. Shumë poezi i kam shkruar në avion, gjatë kohës kur isha aktiv në politikë. Të shkruash në udhëtim është e vështirë pasi ti nuk je i përqendruar.

Pothuajse të gjitha poezitë e mia janë për dashurinë, pasi e vetmja temë për të cilën unë nuk flisja me bashkëpunëtorët e mi kur dilja jashtë shtetit për shkak të punës ishte dashuria.

Kuptova që koncepti im për dashurinë ishte kompleks dhe nuk ishte i ngjashëm me ato poezi që kisha shkruar në fillimet e mia”.

Çdo shkrimtar ka muzën e tij të frymëzimit, ashtu edhe Besnik Mustafaj ka disa gjëra që e frymëzojnë: “Femra në kuptimin biblik dhe simbolik. Femra është shumë e rëndësishme në poezinë time. Poezia ime është subjektive dhe e sheh veten brenda vetes si ushqim me atë që jep femra me sharmin, sensualitetin”.  e.r/dita

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *