“Beso e kontrollo” / Parlamenti i Holandës: Votojmë pro nisjes së negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë, por do t’ju monitorojmë

Ermir Ermir

Parlamenti holandez ka votuar pro hapjes së negociatave për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian duke miratuar një mocion ku thuhet se: “Shqipëria së fundmi ka bërë përparim në çështjet e kërkuara nga Bashkimi Evropian duke vënë në dukje se fillimi i negociatave të pranimit për Shqipërinë është vetëm fillimi i një proces të gjatë reformash”.

Mocioni thekson kushtin për monitorimin e vazhdueshëm të progresit të Shqipërisë nga komisioni evropian, ku të përfshihen edhe përfaqësuesit holandezë që do të raportojnë çdo vit në parlament, mbi çështjet e bashkëpunimit gjyqësor dhe migrimit.

Më 22 Qershor pritet të mbahet mbledhja e Këshillit Evropian, ku Unioni do të marrë vendim nëse do të ketë një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *