Bëtë xhaminë, hidhini dhe minaren!

Dita

Zotërinj ambasadorë! Shqiptarët reformën në drejtësi e kanë “dhuratë” prej jush, nëse nuk do ishte këmbëngulja juaj, reformën shqiptarët do ta shikonin me “dylbi”. Mirëpo ne shqiptarët kemi një shprehjen tonën: “E bëtë xhaminë, hidhini dhe minaren!”, që do të thotë se firma u hodh, por më e rëndësishmja janë ato nja 7 ligje, sidomos “vettingu” dhe këto shtatë ligje duhet të mos “axhustohen”. Qeth këtej e qeth andej, e thënë ndryshe, e nis për xhamadan dhe e nxjerr qese për duhan, dhe që të mos ndodhë kjo duhet të përcaktohen, “aman të përcaktohen qartazi vijat e kuqe”.

Qëllimi duhet të jetë që reforma në drejtësi jo vetëm që të shpëtojë njëherë e mirë shqiptarët, por jo më pak e rëndësishme është që “mëkatarëve” (me xhipa, ora të shtrenjta, hajdutë tokash, vrasës), “patriotëve” që tjetërsojnë kufijtë e tjerë, t’ju konfiskohet pasuria e vënë në kurriz të këtij populli. Nëse produkti i kësaj reforme do të jetë “u bë, ç’u bë”, nuse hap sytë këtej e tutje, atëherë na “rruatë” shamata për tre vite rresht, populli do të thotë dy gjëra:

  1. Ju bëmë si veten tonë, d.m.th ju futëm në thes, dhe
  2. U mbars mali dhe polli një mi. Reforma do të quhet “aksesor tualeti”.

Respekte stafi i “Dita”! Ymka dhe Jani, Pogradec.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *