Pavarsisht nga vonesat që mund të sjellë ngërçi i KQZ-së, një ditë zgjedhjet do të zhvillohen. Dhe kur gara të fillojë, dy koalicionet e mëdha do të futen në të pas një barazimi 70-70, që u regjistrua në KQZ në garën e kaluar të mandateve. Duke pasur parasysh kete rezultat zyrtar, secili koalicion do të mundohet të mbrojë mandatet e marra në çdo qark para 4 vjetësh, duke synuar të shtojë ndonjë mandat në ato qarqe ku ka qenë më pranë marrjes së një mandati ekstra. Siç kam analizuar në një shkrim të mëparshëm (http://respublica.al/opinion/2013/04/27/berati-vs-fieri ), në dy qarqe, Berat dhe Fier, gara për mandatin e fundit të qarkut (të 8-in në Berat e të 16-in në Fier) u mbyll me fotofinish për një grusht votash. Dhe në këto qarqe, beteja do të jetë më se e ashpër (për të mos përdorur ndonjë epitet më të fortë). Qarku tjetër ku koalicioni opozitar ishte më afër marrjes së një mandati ekstra është Elbasani, ku opozitës i duheshin vetëm 674 vota për të marrë mandatin e 8-të (rezultati u mbyll 7-7). Në këtë qark, koalicionit opozitar i duhet thjesht të ruaj kuotën 53.1% që pati në 2009-ën dhe marrja e mandatit ekstra është praktikisht e sigurtë sepse kuota 46.9% e së djathtës do të ndahet mes koalicionit të Berishës dhe FRD-së (s’ka rëndësi se në ç’raporte mes tyre do të bëhet kjo ndarje). Një skenar alternativ është ai i një rrjedhje të mundshme të votave të majta drejt AK-së, e cila mund të balancohet nga një rrjedhje më e madhe e votave të djathta drejt FRD-së. Një tjetër qark i nxehtë është Tirana, ku opozitës i duheshin vetëm 976 vota për të marrë mandatin e 17-të (rezultati u mbyll 16-16). Në këtë qark, koalicionit opozitar i duhet thjesht të ruaj kuotën 51.4% që pati në 2009-ën dhe marrja e mandatit ekstra është praktikisht e sigurtë sepse kuota 48.6% e së djathtës do të ndahet mes koalicionit të Berishës dhe FRD-së. Sesa mandate do të marrë FRD-ja në Tiranë, nuk ka rëndësi për koalicionin opozitar, për aq kohë sa ai arrin të mbrojë kuotën 51.4% nga sulmet e “diversantit” Spahiu. Duke mbetur në Shqipërinë e Mesme, Durrësi është një qark që gjithashtu mund të ofrojë një betejë të nxehtë. Atje mjafton që koalicioni opozitar të ruaj kuotën 47.6% nga “diversioni” i Spahiut, ndërkohë që FRD-ja të marrë jo më pak se 4.7% të votave të qarkut, dhe koalicioni opozitar siguron një mandat ekstra. Në qoftë se Oketa arrin ta marrë një mandat, i bie që ta marrë nga parcela e mazhorancës. Më e përpjetë duket beteja e koalicionit opozitar për të shtuar një mandat në qarkun e Korçës, ku ishte 3440 vota larg mandatit të 7-të (rezultati përfundoi 6-6). Dhe më e përpjetë akoma duket në Vlorë e Gjirokastër, ku koalicioni opozitar ishte përkatësisht 3750 dhe 10700 vota larg një mandati ekstra. Duke kaluar në Shqipërinë e Veriut, raportet e mandateve mund të ndryshojnë në Shkodër e në Dibër vetëm në qoftë se FRD-ja arrin të marrë përkatësisht mbi 5% dhe mbi 8% të votave në rang qarku. Ndërsa në Lezhë dhe në Kukës, mundësia e ndryshimit të rezultatit të mandateve ka probabilitet shumë të vogël – kampet duket se do të luajnë fort për të ruajtur satus kuonë. Duke e përmbledhur këtë analizë, mund të thuhet se rezultati 70-70 mund ta fillojë përmbysjen në Berat, ku për një grusht votash mund të shkojë 71-69 për koalicionin opozitar. Më tej, koalicioni opozitar ka shumë gjasa të shkojë në nivelin 73 mandate npërmjet betejës në Elbasan e Tiranë, ku për pak qindra vota mund të marrë mandate shtesë. Durrësi është qarku që ka rradhën probabilitare t’i japë mandatin e 74-të koalicionit opozitar, i ndjekur ndoshta, ndoshta nga Korça, që me shumë vështirësi mund t’i japë të 75-in. Ndërkohë, koalicioni mazhoritar do të luftojë fort në Fier, me shpresën për t’i hequr një mandat opozitës në këtë qark (Ndoshta jo rastësisht, Kreshnik Spahiu do ta zhvendosë tubimin “1 maj-1 milion kuqezinj” nga Tirana në Fier – sa më shumë vota të majta të shkëpusë atje, aq më shumë dobësohet mbrojtja e mandatit të fundit të qarkut nga koalicioni opozitar). Në të gjitha qarqet e tjera, koalicioni mazhoritar do të jetë në mbrojtje të mandateve që ka aktualisht, si nga sulmi i koalicionit opozitar, ashtu edhe nga FRD-ja, e cila duket se synon të marrë mandate në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër e Dibër.
Me fare pak fjale jemi te sigurte ne zonen 71-75. fjala jote ne vesh te perendise z. zaloshnja!
Analiza e zotit Zaloshnja eshte nje corbe elementesh statistikore,deshirash,yshtjesh,falli dhe mbi te gjitha sugjerimesh, qe u behen “idioteve te dobishem”.
Pasi e nis me nje fakt,te cilit nuk mund t’i shmanget,staticieni yne hidhet ne fushen e tij te preferuar ,ne ate te hedhjes se fallit,i cili nga ana tij,nuk eshte as autentik, sepse ,percaktohet nga deshira e vete Zaloshnjes. Zoteria ne fjale ,ka qene nje nga mbeshtetesit me te medhenj te AK-se deri…para pak ditesh,por refuzimi i AK-se per t’iu bashkuar “aleances se qelbesirave” qe inskenoi farsen tragjike te 21 janarit 2011, e ka kthyer analistin tone ne AK-fagos…
Lexues te nderuar vereni me kujdes,sesi z.Zaloshnja,ndersa flet me simpati per FRD-ne,nuk kursehet nga etiketimet alla Rama dhe alla Berisha ndaj AK-se.
Lexues te nderuar,perqindjet qe jep ky staticien fallxhor,nuk kane te bejne aspak me nje analize korrekte dhe te sakte,por me propaganden e paster partiake,qe do t’ia kishin zili edhe militantet me te thekur. Edhe vete ,zoteria ne fjale,eshte i ndergjegjshem per kete,por aq i ben,sepse,kryesorja eshte suksesi i aleances se qelbet me Meten e 21 janarit,me Meten e bllokut!
Nje fakt interesant sesi deshira e ka shkaterruar profesionalisht staticienin tone: ne zgjedhjet lokale te 2011,Zaloshnja (bashke me nje personash anektodik te medias,Sh.Nazarko) parashikonte “live” ne tv,humbjen spektakolare te LSI-se,pikerisht, sepse mbeshtetj ne deshiren dhe jo logjiken e ftohte te shifrave.Kundershtari i tij ne debat,Artan Hoxha ,tallej me te pameshire,duke i vene ne dukje se po bente gafa te njepasnjeshme,por staticieni yne kembengulte me force ne deshire-analizen e tija.Perfundimi: LSI-ja ,jo vetem qe nuk u tkurr,perkundrazi,pati nje rezultat spektakolar,cka e detyroi analistin tone te kerkonte falje publikisht, i turperuar,per “analizen” e tij …
Me c’shihet staticieni yne nuk ka zene mend,dhe jam mese i sigurt ,se keshtu sic e ka nisur,do ta perserise prape nje gje te tille.
tani zoti zaloshnja duhet te kuptojme nje gje,deri me sot ne shqiperi nuk jane zhvilluar zgjedhje te rregullta perjashtuar 92.une mendoj qe keto qe thua ti bien posht dhe nqs nuk vidhen por behen zgjedhje te rregullta rezultati do jete i paparashikueshem mundet qe opozita te ket dhe 85 deputet por sala si hajdut i regjur i ka rregulluar ca gjera,listat zgjedhore i ka bere pacavure,do blej fukarenjt per 5 leke e megjithate i dashur zaloshnja opozita do fitoje bindeshem kete duhet te kesh parasysh.
ore komentues, qe berisha do vjedhe vota si ne 2009-en, kjo as qe nuk diskutohet. por megjithe vjedhjet vetem 70 mandate i dha ristani atehere. zaloshnja po thote qe, pavarsisht vjedhjeve, bashkimi ps-lsi siguron 72-74 mandate…
Z. Zaloshnja duhet te futesh edhe 50000 vota qe Lsi i jep Pd me largimin nga koalicioni
dhe pjesa me e madhe e ketyre votave jane ne Tirane sepse jane liruar te pakten 10000
vende pune dhe ata qe do te punesohen ne kete periudhe do luftojne me mish e me shpirt qe ta ruajne ata vend pune.gjithashtu duhet te pakesosh te pakten 1% te te zhgenjyerve nga marreveshje Ps lsi dhe rezultati do te dale vete, plus qe rama nuk e ka me bashkine qe mund te bente ndere. Dhe po ti mbledhesh te gjitha keto do te kemi per Pd + nje mandat ne tr e fr dhe vetem humb nje ne Berat. me 25 qershor do te jap nje kafe po nuk doli keshtu. endrra e Rames
per kryeminister do te ngelet enderr prape nga Meta.
Perse ben llogari kot zoti Zaloshnja? zgjedhje me 23 Qershor nuk ka.Kete e di mire zoteria juaj,por beni sikur do behen.Si do votoj une,kur s’ka komision qendror te zgjedhjeve? Perse te lodhem,kur vendimet per qarqet tuaja do ti jape Sashenka? A je ne metro zoteri,apo te shkruaj e te mar ato lek une,ose si thuhej dikur ne klasat mondane franceze”Mundohu te argetosh te tjeret,per gjera qe mua nuk me interesojne aspak” Hallall Zaloshnja,tall menderen e ti se kemi pak qe po tallen 23 vjet.
Rama: Kush punon tokën, merr tapi!
A degjuat o popull? Komunistet filluan prape si ne 45`reformen agrare.
Foli dhe Gimi. Tani te flase dhe ky t…mi.