Beteja e Qarrishtës dhe marshimi drejt Dibrës (III)

Ornela

Dilaver Goxhaj

(Vijon nga numri i kaluar)

Brigada duhej të delte në Llëngë, për të vazhduar marshimin më tej. Atje mund të delej vetëm duke kaluar përmes Qarrishtës. Rrugë tjetër s’kishte. Ato ishin të mbyllura për partzanët. Nga e majta gjendeshin forcat e armikut, kurse nga e djathta ishin majat e thepisura, me lartësi 1998, 1660 e 1844 metra të mbuluara me borë të pakalueshme, gjë që e bënte të pamundur lëvizjen e kolonës. Qerrishta është një fshat i madh, i cili shtrihet në të dy anët e një përroi të thellë; brenda në fshat qëndronte një bandë e Ballit. Nga ana taktike, të futeshe në këtë vend do të thoshte t’i nënshtroheshe rrezikut të madh, por, meqenëse nuk kishte rrugëkalim tjetër, atëhere këtu duheshin provuar mjeshtëria dhe aftësia luftarake e partizanëve të Br1S, me parrullën e saj: “Ja vdekje, ja liri”. Terreni i rajonit të Qarrishtës nga ana topografike paraqet një vend malor shumë të thyer, të pyllëzuar pjesërisht. Vet fshati ndodhet në një thellësi, në mes të dy maleve të larta, të atij të Mirakës nga Perëndimi, me një lartësi prej 1750 m., dhe të Hudenishtit nga lindja, me një lartësi prej 2018m., me përjashtim të drejtimit jugor, drejt rrjedhës së përroit të Qarrishtës, që të nxjerr në Librazhd. Drejtimet e tjera janë shkëmb, buza të thepisra, ose krejt shkëmbinj të pakalueshëm me përjashtim të zogjve, ose të kalueshëm me vështirësi nëpër monopate dhish, dhe ato vetëm në kushte të mira klimaterike.

Kolona partizane po e përshkon këtë terren, edhe pse të vështirë të mbuluar me borë, me shpejtësi të madhe e po marshon drejt Qarrishtës. Nga futja në befasi në fshat, varej edhe dalja prej andej. Në të njëjtën kohë, drejt Qarrishtës, krahas forcave partizane ishin vënë në matshim edhe tri kolona të forcave gjermano-balliste, që përpiqeshin të zinin para kohe pikat zotëruese, me qëllim që t’i prisnin rrugën dhe ta rrethonin Brigadën. Kolna e parë armike, e përbërë nga forca gjermane dhe të Ballit, e ndiqte Brigadën nga pas;  e dyta, nga Librazhdi, lëvizte drejt Qarrishtës dhe e treta, po ng Librazhdi, ishte drejtuar për në malin e Letmit, Llëngë e Fushë-Studën, për të na dalë përpara. Gjendja ishte aq kritike për forcat tona, sa që nuk mund të merret me mend.

Për të arritur befasisht në Qarrishtë dhe për të dalë para armikut në Llëngë, mbi të gjitha duhej shpejtësi. Partizanët e çanë dëborën e thellë, në një terren të pyllëzuar dhe lëvizëm përpara, aq shpejt, sa që u futëm në fshatin Qarrishtë në befasi të plotë. Forcat e Ballit që ishin në fshat, të zëna në befasi, nuk mundën të delnin prej shtëpive për të zënë pozicionet dhe nuk guxuan as të hapnin zjarr kundër forcave tona partizane. Të gjithë burrat ishin vendosur me pushkë nëpër frëngjitë e shtëpive e nën kërcënimin e pushkëve të tyre kalon e gjithë kolona jonë.

Zënia e Qarrishtës pa luftë, jo vetëm që e detyroi armikun të mos hapte zjarr, për një farë kohë, por e vendosi Brigadën në kushte lehtësuese; megjithatë, dalja nga fshati ishte shumë më e vështirë nga sa parashikohej.

Në kohën kur forcat e Brigadës ishin futur në Qarrishtë, një bandë e Ballit u nis nga lagjia Kosharishtë, iu ngjit malit të Letmit më përpara nga pararoja e Brigadës dhe na zuri të vetmin shteg nga kalohej: Shkallën e Lispriskës së Letmit. “Që nga Qarrishta na mbetej vetëm një shteg për të kaluar, sikundër kujton edhe Mehmet Shehu, ai i malit të Letmit. Të gjithë rrugët e tjera janë të pakalueshme nga bora. Për të dalë në majë të Letmit, 1500 metra lartësi, na duhej që të kalojmë nëpër një lagje të katundit t’Azis Biçakut e pastaj nëpër një rrugë dhish drejt malit përpjetë, nëpër disa shkallë që edhe dhitë mezi kalojnë. Porsa kemi dalë nga Qarrishta, pararoja jonë goditet tradhëtisht nga katundi i Qarrishtës. Pararoja e çan me luftë lagjen e Gështenjasit të Letmit e po i ngjteshin së përpjetës me duar e me këmbë. Dhe me t’u afruar 200m lartësi, në majë të Letmit, kërcet pushka edhe atje. Në të njëjtën kohë, kolona gjermane, duke ndjekur vazhdët tona, hyn në Qarrishtë dhe hap zjarr kundër nesh me mitraloza të rëndë. Tradhëtari Azis Biçaku hap zjarr mbi ne që nga Letmi dhe një kolonë gjerane po marshon nëpër mal të Letmit, për të na prerë rrugën përpara. Jemi përsëri të rrethuar, këtë radhë, nga të gjitha anët dhe ndodhemi në pozicionet më të vështira që mund të përfytyrohen”.

Bashkë me pararojën ndodhet edhe komandanti i Brigadës. Hapet zjarr nga të gjitha anët. Vendi ishte shumë i thyer, nuk kishte ku të hapeshin forcat për sulm. Nga e majta ishte buzë, shkëmb i prerë thikë, gjer në përruan e zallit të Qarrishtës; rruga që të çonte përapa ishte e vështirë për t’u kaluar, duhej të mbaheshe me duar që të depërtoje përmes shkëmbinjve. Disa metra përpara ishte një vend i thellë si greminë e pyllëzuar, kurse më përpara duhej të kaloje pëmes një shkëmbi rryp të pjerët. Të shikoje majtas të merreshin mendtë dhe, sikur të të shkiste pakëz këmba mbi borën e ngrirë kallkan, fluturoje poshtë në humnerën e thellë. Përtej këtij shkëmbi, armiku kishte zënë pozicione.

Nga e djatha ishte një pllajë e përpjetë, vendi ishte i thyer, me disa kaçube të rralla dhe maja e saj ishte e zënë po nga armiku, dhe e gjithë kjo pllajë rrihej me zjarr prej tij.

Nga pas na sulmonin ballistët bashkë me gjermanët, të cilët hëpërhë luftonin ende në fshat me praparojën tonë.

I vetmi shpëtim në këtë pozicion dhe në këtë gjendje luftarake ishte sulmi vetmohues përpara dhe djathtas, sa më parë e pa humbur kohë. Varjant tjetër rezervë që mund të parashikonte komandanti, këtu nuk kishte fare. Vonesa, ose hutimi ishte vdekje e sigurtë. Brenda disa minutave te pararoja arriti një pjesë e shumicës së Brigadës. Nën mbështetjen e zjarrit të mitralozave të lehtë dhe të rëndë, partizanët u hodhën në sulm. Në këtë çast kaq vendimtar për jetën e Brigadës së parë sulmuese, komandanti i Brigadës sulmoi pëpara bashkë me partizanët, duke dhënë shembullin personal dhe duke u folur shumë shokëve me emër, të cilëve ua njihte trimërinë, u bënte thirrje të shkonin me guxim mbi armikun.

Thirrjet e komandant Mehnmet Shehut: “Përpara shokë, në sulm, vëllezër! … S’ka shpresë tjetër përveç përpara në sulm! O burra, shokë, përpara! Brigad’ e parë, përpara për lirinë e popullit! Përpara vëllzër!”, ishin një frymëzim, që i bënte partizanët të mos e kursenin jetën për shpëtimin e Brigadës, për shpëtimin e shokëve, për kryerjen e misionit të ngarkuar.

Zjarri i mitralozave e i pushkëve dhe sulmi i guximshëm i partizanëve, nën tingujt e bories, e hutuan armikun, por ai i mbante pozicionet ende të zëna. Në këtë kohë, nga përtej përroit, kolona u godit në shpinë me mitraloz, nga forcat gjermane. Një kolonë armike, që marshonte me shpejtës të madhe, për të dalë në majë të Letmit më përpara se Brigada, si dhe një tjetër që marshonte përgjatë rrugës automobilistike, për të dalë në Llëngë e në Fushë-Studën, ishin afruar shumë.

Në Shkallën e Lispriskës të Letmit partizanët sulmuan përpara dhe në Qarrishtë praparoja luftonte e rrethuar kundër qindra ballistëve e gjermanëve, duke kryer detyrën e saj luftarake me një heroizëm të pashoq. Praparoja, jo vetëm që mbrojti shumicën e Brigadës nga goditjet në shpinë, prej armikut, por na dha mundësi ne të gjithëve të përparonim në drejtimin e parashikuar.

Nga të gjitha anët vazhdon lufta. Zëri i komandantëve dhe i komisarëve përzihet me alarmin e boriesë për sulm të Bigadës. Janë çaste rrënqethëse dhe vendimtare.

Terreni i detyronte partizanët që t’i ngjiteshin malit përpjetë dhe të sulmonin, duke u zvarrisur me këmbë e me duar. Atje ku vendi ishte më i sheshtë, bora ishte aq e thellë sa partizanët humbisnin brenda gjer në brez. Në këto çaste dramatike, partizantë e dobësuar nga lodhja dhe nga pagjumësia, pas katër ditë pothuaj pa ngrënë, gjetën në vetvete fuqi fizike dhe morale, e thyen armikun, duke zënë pozicionet e tij dhe duke e ndjekur atë. Na u desh një orë e gjysëm që të çahej bora për të kaluar të 200 metrat e rrezikshme dhe të çahej rrethimi. Mercenarët disa u vranë dhe disa ikën pyjeve. Kolona shpëton dhe këtë radhë.

Një rol të veçantë për marrjen e pozicioneve të armikut luajti depërtimi i padiktuar nga armiku, i një grupi të vogëlprej tre partizanësh, në krahun e majtë, nëpër shkëmbinj, të cilët u futën në befasi nëpër gurë dhe e sulmuan armikun nga disa metra afër, e detyruan atë t’i braktiste pozicionet dhe të tërhiqej. Grupi i partizanëve që bëri këtë vepër të guximshme, në një çast aq kritik, përbëhej prej tre skuadërkomandantëve, Lulo Skëndo, Merko Mahmutaj e Kamber Sadiku. Ndërkohë, forcat e tjera zunë pozicionet e ballistëve nga e djathta dhe filloi sulmi përpara, në vend të hapët.

Për të shpëtuar Brigadën, një rol me rëndësi luajti praparoja nr.2, e cila e kishte gozhduar armikun në vend, në fshat. Në kohën kur Brigada doli nga rrethimi, në Qarrishtë vazhdonte lufta me furi, me në krye Xheladin Beqirin (Karadaku), zv.komandant i Batalionit të parë, të cilët mbetën të rrethuar nga të gjitha anët, duke luftuar si luanë që të gjithë, gjersa japin jetën e tyre të shtrenjtë, përveç Karadakut dhe disa të tjerëve që mundën të delnin nga rrethimi. Kolona  nuk mund të kthehej në ndihmë të tyre.

Në luftën për daljen nga rrethimi i Qarrishtës, Brigada e humbi krejt praparojën, të përbërë prej 20 partizanë të Batalionit të parë. Këta partizanë trima luftuan me forca të pabarabarta, në kushte shumë të vështira, të rrethuar nga të gjitha anët. Praparoja përbëhej nga Karadaku, i cili ishte komandanti i praparojës, Nuredin Breshani, zv.komandant kompanie, Zenel Ormëni, Refat Hyseni, Tare Mustafaj, Ahmet Ramizi, Zeno Sulçe, Zeno Bino, Selam Meçani, Sinan Lame, Kuto Besimi, Luto Besimi, Neta Dume, Lelo Isaj, Zarik Jani, Bektash Dalipi, Jani Mihal Prifti, Teodor Rajko, dhe Elmas Zeqiri. Prej forcave të praparojës 7 u vranë, 5 në Qarrishtë dhe 2 më vonë në malin e Letmit: Tare Mustafaj, Ahmet Ramizi, Kuto Besimi, Luto Besimi, Neta Dume, Zenel Ormëni, Zeno Bino. Katër mundën ta çanin rrethimin: Karadaku, Sotir Dodona, Selman Meçani dhe Sinan Lamja, por nuk mundën të bashkohshin me Brigadën. Tetë veta Zarik Jani, Lelo Isaj, Teodor Rajko, Refat Hyseni, Bektash Dalipi, Nuredin Breshani, Zeno Sulçe dhe Jani Prifti dolën gjithashtu nga rrethimi i Qarrishtës, por nuk mundën të bashkoheshin atë ditë me Brigadën. Armiku ua preu rrugën në lagjen Gështenjas të Letmit. Kështu, ata humbën drejtimin dhe qenë të detyruar të fshihen nëpër shpella. Pas një kohe u diktuan nga ballistët e Gështenjasit, të cilët u propozuan partizanëve të dorëzoheshin me kusht. Pasi ballistët u zotuan se nuk do t’i dorëzonin te gjermanët, por do t’i ndihmonin të kalonin Shkumbinin e të shkonin në shtëpitë e tyre në Jug, dhe pasi nuk kishin asnjë lloj mundësie tjetër shpëtimi, partizanët besuan dhe u dorëzuan. Por u tradhëtuan. Ballistët i dorëzuan në komandën gjermane në Elbasan. Një natë dimri gjermanët i nxorrën për t’i pushkatuar. Gjatë udhëtimit për t’i çuar në vendin e ekzekutimit, partizanët e prenë litarin dhe i ikën skuadrës së pushkatimit. Por në ikje e sipër gjermanët hapën zjarr dhe mundën t’i vrisnin pesë prej tyre, Bektash Dalipi dhe Elmas Zeqiri shpëtuan, ndërsa Lelo Isaj dhe Jani Mihal Prifti ishin dërguar për shërim në spitalin e Tiranës dhe mundën të iknin nga spitali.

Me sulm Brigada doli nga rrethimi i Qarrishtës, nëpër Shkallën e Lispriskës së Letmit; hëpërhë ajo doli nga gjendja shumë kritike. Megjithatë, rreziku për një rrethim tjetër nuk mund të shmangej, nëse armiku do të mund të kapte më përpara se ne, qafën midis lartësive 1607 e 1507 m, si dhe katundin Llëngë në Fushë Studën. Për t’i kapur këto pika mbizotëruese më përpara se armiku, komandant’i Brigadës urdhëroi të marshohej me shpejtësi drejt tyre dhe të merreshin me çdo kusht. Partizanët menjëherë u vunë në lëvizje dhe pikat e mësipërme u zunë më përpara se t’i kapte armiku.

Forcat kryesore, në orën 17.00 të datës 29 shkurt dolën në kuotën 1357m., mbi katundin Llëngë dhe rreziku u mënjanua.

MARSHIMI DREJT DIBRËS

Kur doli Brigada në Llëngë, sipas vendimit të mëparshëm, ajo duhej të marshonte drejt pyjeve të Orenjit e të Shëngjergjit, arritja e të cilave ishte objektivi i saj, sepse këtu mund të ndodheshin shokët e Shtabit të Përgjithshëm, sipas informative të mara disa kohë më parë.

Armiku, i lajmëruar me kohë, i kishte zënë të gjitha shtigjet që të çonin drejt perëndimit, përmes Çermenikës. Të shtëna mitralozash, pushkësh e të rëna daullesh dëgjoheshin në katundet Kostenjë, Përvall, Lunik, Zdrajsh, Neshtë dhe në thellësi. Në zonën e Çermenikës dhe të Librazhdit, i gjithë reaksioni bashkë me forcat gjermane ishin në lëvizje për të rrethuar dhe asgjësuar këtë forcë partizane. Gjendja kishte ndryshuar, prandaj edhe vendimi duhej ndryshuar përsëri, pa asnjë ngurim. Kalimi i Brigadës përmes Çermenikës ishte i vështirë. Forcat e Brigadës s’duhej të delnin atje ku donte armiku.

Duke u nisur nga gjendja luftarake e krijuar, komandanti i Brigadës mendoi të marshonim drejt Dibrës, dhe pastaj të ktheheshim majtas drejt Martaneshit, për të arritur në Shëngjergj, ose, nëse nuk mund të kalohej mali i Kaptinës së Martaneshit, për shkak të borës së madhe, të marshohej drejt Zerqanit, Valikardhës, Bulqizë, Mat. Varjanti i fundit paraqeste rreziqe të mëdha sepse reaksioni ishte shumë i fuqishëm; por megjithatë edhe ky varjant mbetej rezervë për arritjen e Shengjergjit.

Komandanti i Brigadës preferoi të marshonim në drejtim të Okshtunit e të Martaneshit, jo vetëm për arsyen e daljes përpara të forcave të shumta armike në drejtim të Çermenikës, sepse ato forca Brigada edhe mund t’i thyente dhe do t’i thyente, por ai mori në konsideratë një faktor tjetër, që ishte vendimtar; dhe ky ishte se zona e Çermenikës së Zezë kishte qenë vazhdimisht nën ndikimin e reaksionit; kurse zona e Okshtunit dhe e Martaneshit kishin qenë zona të lira partizane dhe populli do të na mbështeste patjetër. Dhe kështu ndodhi me të vërtetë, sidomos në Zabzun, Prodan dhe Likaj të Okshtunit. Këtu duhej të bëhej një manovër e gjatë dhe e vështirë, për të krijuar befasi për armikun dhe për t’i vënë forcat tona partizane në kushte të favorshme kundrejt armikut.

Brigada u vu në lëvizje natën, gjatë rrugës autmobilistike Librazhd-Dibër. Ky marshim po kryhej në kushte jashtzakonisht të vështira, sepse armiqtë nga çdo anë vërtiteshin si ujqër. Kolona ecën pa bërë zë në errësirën e thellë të natës e të jep përshtypjen e një fantazme që lëviz nëpër shkretëtirën e maleve të Gollobordës, e lodhur, por gati të përpijë çdo kundërshtar që do të guxoi t’i dalë përpara.

Gjatë ditës së 29 shkurtit një pjesë e madhe e partizanëve kishin mbetur zbathur, u kishin ngrirë këmbët dhe ecnin me vështirësi, duke u hequr përdore nga shokët dhe duke lënë gjurmë gjaku në borë. Atë natë, i ngrirë nga këmbët dhe i dobësuar në gradën e fundit, vdiq, duke e mbajtur shokët në krahë, i riu komunist Stavri Shkurti. Ky qe i dyti partizan që mbeti i vdekur në vend nga të ftohtit, që nga 27 shkurti.

Vijon….

Share This Article
8 Comments
  • Kembezbathur?!?! Nuk i zuri kolla ato?
    Po aeropllanat angleze qe sullmonin gjermanet nga lart dhe ishin ato qe shpetuan brigaden e tyre te pare kur do rrefehen?

  • O vdeksh o kolla nga kanceri i laringut!
    Ben surati yt ironira.
    Kerma. Kur su lane tere morra e verdhacuke malarik. Tua bente prifti e hoxha, 7 Here ne die.
    Ske faj te tallesh tashti.
    SE dhane gjak e mund e djerse e pasuri.

    I pavdekshem kujtimi I partizaneve, bija dhe bijjte me te mire te popullit shqiptare!

    Lavdi vepres se tyre heroike!

  • O vdeksh o kolla nga kanceri i laringut!
    Ben surati yt ironira.
    Kerma. Kur su lane tere morra e verdhacuke malarik. Tua bente prifti e hoxha, 7 Here ne die.
    Ske faj te tallesh tashti.
    SE dhane gjak e mund e djerse e pasuri.

    I pavdekshem kujtimi I partizaneve, bija dhe bijjte me te mire te popullit shqiptare!

    Lavdi vepres se tyre heroike!

  • —PER JU …… komentuesit cinik , ironik, nenvleftesues, talles e perbuzes …TE ASAJ LUFTE, NGA ME TE LAVDISHMET E KOMBIT SHQIPTAR , dhe te ATYRE PARTIZANEVE HEROIK qe sakrifikuan jeten , derdhen gjakun e djersen ,….jo vetem per clirimin e vendit , POR EDHE PER NDERTIMIN E LULZIMIN SHQIPERISE SE PAS LUFTES —- Ini pozicionuar GABIM…or TRU SHPLARET ME GJUHE GJARPERI E SHPIRT TE HELMATISUR !!!..

    —– TE GJITHE ATA qe ndjehen shqiptare, , PA DALLIM BINDJE E BESIMI ,.. , PAVARESISHT SE KU JETOJNE, duhet te bien ne nje konsensus historik :.. —– AJO lufte ,, ATA heroj e pjesmarres te asaj lufte , TE NDEROHEN BASHKERISHT NGA TE GJITHA KRAHET, DHE TE GDHENDEN NE ALTARIN ME TE LARTE , E ME TE ARTE TE HISTORIS SONE KOMBETARE.

    —– Kjo duhet te jete nje kerkese taksative e perhereshme, nje TREGUES E MESAZH PAJTIMI E BASHKIMI, JO VETEM PER NE BREZIN QE JEMI , NE VECANTI, PER ATA QE VINE…!!!..
    —– Tani , qe ajo lufte po i afrohet shekullit, pavarsisht nga mos perputhjet e kontestimet e asaj kohe ,..e sotmja , dhe e ardhmja kerkojne gjuhen e pajtimit e te bashkimite . Me moton : –‘’ NJE KOMB , NJE QENDRIM… !!’’, ..eshte ne te miren tone , TA RIFRESKOJME NE VAZHDIMESI KUJTESEN HISTORIK E , TI RINGREME ME LART VLERAT DHE TRADITAT PATRIOTIKE E LUFTARAKE .,te asaj lufte . Kete e kerkon interesi i perbashket i te gjithe shqiptareve , kudo qe jane,. ..

    —— Ketu mund te bejne perjashtim, … bese-thyeret e bese-preret, gjak-shprishurit e gjak-pshurrurit, bisht-perdredhurit e kurriz-perkulurit. te cilet , FATKEQESISHT SHQIPERISE NUK I KANE MUNGUAR . Ata cfaqen neper blogje e komente , INJEKTOJNE HERA HERES HELMIN E FRYMES ANTI-KOMBETARE.
    —– A shikoni mor mjerane, mor vemje te rrezikshme se cfar bejne fqinjet [ p.sh greku]= EDHE MBAS 80 VJETESH, ngulmojne , sajojne TE MBLEDHIN KOCKAT DHE MBJELLIN JUGUN E SHQIPWERISE ME VARREZA E VARRE PA ESHTRA…!!!!>.

    —- ”Kuajt e Trojes” arriten te demtojne e shkaterrojne totalisht ushtrine , sistemin e mbrojties , te fortifiikimit e te sigurise kombetare, POR , KURRE ,… KURRE.. NUK DUHET TE ARRIJNE DERI ATY , SA TE VRASIN E ZHDUKIN MENYRAT E FORMAT E EDUKIMIT ME NDJENJAT E ATDHETARIZMIT E TE PATRIOTIZMIT .LUFTARAK
    —- . KJO ESHTE E VETMJA ARME QE ESHTE NE DOREN E CDO SHQIPTARI , [e cdo qelize familjare ] ATDHEDASHESe, DHE VARET TOTALISHT PREJ TyreJ .
    —- Kete po ben edhe I nderuari DILAVER GOXHAJ me shkrimet e tij , duke rifreskuar e mbajtur gjalle kujtesen historike . RESPEKTE I NDERUAR..!!

    Tomor Voda – NY–USA

    • Per te qene i sinqerte o KOZI, ky Dilaver Goxhaj duhet te na tregoje se sa nga keta luftetare partizane “qethi’ xhaxhi Enver pas lufte. Jam i mendimit se xhaxhi gjate sundimit te tij ka vrare me shume ish partizane e drejtues te luftes se sa Balli Kombetare e gjermani se bashku!!!!!

  • Po’ gjermanet do te ikshin veto o trap nga shqiperia nuk eshte se i perzut ju

  • — Ndegjo ketu ti more. “, ……se mbrapa jane gjermanet”…!!
    — Ndegjo edhe nje here , mor trapi i trapes.!!!
    — Ndegjoni ketu … mor idjoter te lindur, mor derbeder. ujk e derr..!!!
    == NE SE NUK DO TE KISH QENE AJO LUFTE, SADO E VOGEL DHE E PA REDESISHME TU DUKE, SOT , MBI 2/3 E SHQIPERIS NUK DO TE ISHIN AS MINORITETE NE SHTETET FQINJE.
    — Do te mjaftonte qofte edhe kaq , qe AJO LUFTE, dhe ATA NJEREZ qe ben ate lufte , te jene NDERI DHE KRENARIJA E PERJETESHME e atij vendi dhe e te gjithe KOMBIT SHQIPTAR.
    ….
    JU, ….qe edhe mbas 7 dekadssh u ka mbrtur ora ne ate vend, ose ini idjoter te lindur, ose beni pjese tek grupi qe thote komentusi me lart….tek …”bese-thyeret e bes-preret, gjak-shprishurit e gjak-pshurrurit, bisht-perdredhurit e kurriz perkulurit ” …
    — Atje ku mendia juaj, / ka mbetur e me s’harrin.// Eshte fundi mendjes tuaj / se gjeni dot ditutin….!!!..
    — Alban Dardani — NY – USA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *