Nga Sali ONUZI
Pasi Ushtria turke dhe flota ndërkombëtare ia dorëzuan qytetin shqiptar të Ulqinit, Malit të Zi (nëntor 1880), Lidhja e Prizrenit kaloi në një etapë tjetër më të përparuar, vendosi të luftojë për autonominë e Shqipërisë së Bashkuar. Kulmi i veprimtarisë politike e ushtarake përkon me luftën e Lidhjes së Prizrenit për të realizuar me forcën e armëve qëllimin e saj politik. Nën komandën e Sulejman Vokshit dhe të një Shtabi ushtarak, brenda një kohe të shkurtër, Lidhja organizoi një ushtri shqiptare, të vogël në numër.
Që në dhjetor 1880 forcat e Lidhjes çliruan Prizrenin, Lumën, Gjakovën, Gucinë dhe brenda janarit e shkurtit 1881, Shkupin, Prishtinën, Mitrovicën duke zënë edhe urat hekurudhore. Autoriteti i Lidhjes shumë shpejt u shtri edhe në Tetovë, Gostivar e Dibër. Brenda janarit dhe shkurtit 1881, ushtria e Lidhjes arriti të çlironte rrufeshëm Rrafshin e Dukagjinit, Kosovën, Shkupin, vuri nën kontrollin e saj hekurudhën Shkup- Mitrovicë dhe përgatitej për të çliruar vise të tjera të Shqipërisë.
Por, siç dihet, Qeveria e Përkohshme e Lidhjes, nuk pati kohë të organizonte si duhej as pushtetin e as ushtrinë e saj në mbarë Shqipërinë. Porta e Lartë vendosi ta shtypte sa më parë me zjarr e me hekur Lidhjen e Prizrenit. Me 27 dhjetor 1880 Dervish Pasha i dërgoi sulltanit relacionin e tij të zi, në të cilin propozonte, që në Kosovë ku “autoriteti shtetëror është zhdukur krejtësisht”, duhej të dërgohej një forcë ushtarake e madhe në numër (prej 40 batalionesh ) “për të shtypur dhe likujduar” Lidhjen e krerët e saj. Kjo duhej te fillohej pikërisht nga Gegëria ku “ka lindur ideja e bashkimit” të shqiptarëve shkruante ai.
Marshalli famëkeq Dervish Pasha me 7 gjeneralë ne vartësi, me të paktën 30 batalione, të pajisuar me teknikën më moderne te kohës, me shumë topa, me bateri malore dhe dy vagona me municion zbriti nga deti ne Selanik. Me 7 prill hyri në Shkup pa luftë.
Kushtrimit të Lidhjes iu përgjigjën vetëm kazatë e Prizrenit, Gjakovës dhe Lumës. Ushtria e Lidhjes arriti në vetëm 5 mijë ushtarë. Kundërshtarë të Lidhjes e sabotuan dhënien e kushtrimit, sidomos në Fushën e Kosovës.
Prijësit e Ushtrisë së Lidhjes humbën kohë duke kuvenduar për planet e luftës dhe disa pak forca të saj nuk mundën të bënin veçse një qëndresë të shkurtër në Grykën strategjike të Kaçanikut, duke humbur këtë pozicion shumë të rëndësishëm për qëndresë. Më 7 prill, ushtria osmane zbriti në Ferizaj. Objektivi i parë i trupave osmane ishte qendra e Lidhjes, qyteti i Prizrenit. Forca të mëdha u nisën edhe në drejtim të Prishtinës, Mitrovicës, Gjilanit etj.
Forcat e Lidhjes zunë rajonet e mbrojtjes në rrugën Ferizaj –Prizren. Shtabi me Sulejman Vokshin u vendosen në Shtimje me forcat kryesore, pjesa tjetër zuri vend më përpara, në Slivovë. Shtabi kishte vendosur edhe një stacion telefonik për lidhje me Prizrenin.
Dervish Pasha nuk u ngut, por qëndroi dhjetë ditë me zbulimin e terrenit, të forcave ushtarake të lidhjes, organizimin e tyre dhe demagogjisë për të futur përçarje. Por edhe nga frika që kishin përhapur nëpunësit e Postës së Prizrenit sikur ushtria e Lidhjes përbëhej nga 45 mijë ushtarë, gjë që kish ngjallur një frikë të madhe tek komandantët e ushtrise turke.
Brezi i mbrojtjes së forcave të Lidhjes shkonte deri në 10 km gjerësi dhe 18 deri në 25-30 km thellësi. Vokshi dhe Shtabi i tij e ndërtoi formacionin e luftimit në dy skalione. Në skalionin e parë: Zaskok-Nerodimë-Slivovë vendosi repartet pararojë rreth 2000 veta, në skalionin e dytë Shtimlje-Topican përqendroi forcat kryesore rreth 3000 veta. Në luftim merrnin pjesë direkt edhe vetë udhëheqësit e Shtabit ushtarak të Lidhjes, si Ali Ibra, Mic Sokoli, Binak Alia etj. Si shihet, Vokshi i mbajti forcat kryesore në skalion të dyte, gjë që u bë për të pasur mundësi manovrimi dhe goditjeje të befasishme nga një drejtim në tjetrin, sipas situatës që do të krijohej.
Më 16 prill forcat osmane sulmuan në drejtim të Slivovës, por forcat shqiptare e përballuan më trimëri sulmin dhe për 4 ditë e netë i gozhduan ata para kodrave. Një kronist shkruan: “Prita dhe presioni i tyre (shqiptarëve) u bënë aq të papritura sa, në çastin e parë ushtria turke u detyrua të tërhiqej. Sulmi i shqiptarëve u përsërit disa herë”.
Me 20 prill, ora 6.00, Dervish Pasha sulmoi në shkallë të gjerë duke patur si objektiv Slivovën, Shtimjen, Grykën e Carralevës, e pastaj Prizrenin. Rreth 15 000 ushtarë osmanë sulmuan në tri drejtime. Dervish Pasha…urdhëroi të silleshin menjëherë në kodrën përbri Slivovës 6 topa, të cilët hapën zjarr… më shumë se një orë e gjysmë. Shpirtziu nuk hezitoi të qëllonte me top as ushtarët e një batalioni të tij (me nizamë shqiptarë) që hezitoi të sulmonte, duke vrarë 50 prej tyre.
Duke parë dëmin që shkaktonte artileria e armikut, Mic Sokoli nga Malësia e Gjakovës me disa luftëtarë sulmuan drejt kodrës për të asgjësuar baterinë turke, por ranë heroikisht, aty, para grykave të topave.Zjarri i artilerisë pati pasoja të rënda për forcat e skalionit të parë, të cilat u detyruan të tërhiqen drejt Shtimjes, nga vijë në vijë, ku u bë edhe qëndresa më e fortë dhe shkëlqeu heroizmi masiv i shqiptarëve, nga të cilët ranë duke luftuar 1200 prej tyre, kurse nga forcat osmane rreth 800. Ka të dhëna se raporti i të vrarëve është 2000 turq e 1000 shqiptarë.
Dhuna e forcave turke arriti kulmin edhe ndaj popullsisë civile, vrasjeve, djegieve të shtëpive. Ata kapën dhe varën në një majë lisi Sef Kosharen, njërin nga anëtarët e Shtabit ushtarak të Lidhjes, njërin nga heronjtë e qëndresës 6 mujore të Plevnës të vitit 1877 kundër ushtrisë ruse. Ashtu, të varur, e lanë tri ditë për të tmerruar popullin, po ky e përjetësoi në këngë trimërinë e figurën e tij.
Me taktikën e tyre forcat e Lidhjes duhej të kompensionin mangësitë e mëdha të armatimit që ato kishin në përdorim. Ushtria e Lidhjes ishte e pajisur me pushkë me çark që mbusheshin nga gryka (duke humbur shumë kohë) dhe nuk e hidhnin plumbin më shumë se 100-120 metra, ndërsa ushtria turke ishte e pajisur me pushkë me shumë fishekë të tipit “Uinçestër” dhe të sistemit më të ri “Martini- Henri”, model i vitit 1871 të prodhimit amerikan dhe anglez, me topa gjerman dhe mitrolozë amerikan.
Pushkët “martin” ushtria e Lidhjes i kishte shumë të pakta dhe ishte shumë keq për fishekët e tyre (nga 40 fishekë për ushtar !) Në këto kushte shqiptarët përdorën me sukses luftimin e afërt, pritën e deri luftimin trup me trup që zgjati disa orë në Shtimje dhe me të cilin mundën të ulnin në një shkallë të madhe efektin e pushkëve “martin”, apo të artilerisë.
Edhe me pak përforcime që erdhën nga Prizreni, S. Vokshi organizoi një qëndresë në Grykën e Carralevës dhe më 21 prill në Qafën e Duhles, e në në Suharekë ku u zhvilluan luftime të ashpra. Po edhe këtu shqiptarët u detyruan të tërhiqen. Dervish Pasha hyri me 24 batalione në Prizren me 23 prill.
Forcat e Lidhjes, ndonëse të pastërvitura si duhej e të paorganizuara mirë u angazhuan në një lufte frontale dhe qëndruan me heroizëm për 7 ditë kundër një armiku tepër superior në numër e armatim. Disfata e tyre lidhet më armatimin e tyre të pakët e të vjetëruar, me mungesat e mëdha në municion dhe së fundi me numrin e pakët te luftëtarëve.
Por qëndresa nuk u shua. Në maj e qershor ajo vazhdoi në Lumë, nën udhëheqjen e Mustafës Litës, Bajram Gjanës, Ramadan Zaskocit dhe në Dibër.
S. Vokshi me shumë luftëtarë u tërhoq në Malësi të Gjakovës, që, mbeti gjithnjë një zonë e lirë, një bazë e luftëtarëve të lirisë prej kah ato, herë pas here, ndërmorën sulme kundër garnizoneve turke në Gjakovë, Pejë e Prizren dhe në shkurt 1885, përsëri nën udhëheqjen e Sulejman Vokshit shpërthyen një kryengritje të fuqishme.
Lidhja shqiptare e Prizrenit u shtyp me gjak e hekur. Por qëndresa e saj politike dhe ushtarake ishte dëshmi e vendosmërisë së shqiptarëve për të fituar autonominë. Lidhja shqiptare e Prizrenit ndezi një flakë shkatërrimtare e cila për 34 vjet do të bëhej një nga arësyet kryesore të rënies së Perandorisë Osmane, ka shkruar akademiku britanik Noel Malcolm.
Lidhja la gjurmë të pashlyeshme në vetëdijen e popullit shqiptar, i cili nuk u përkul, por e çoi objektivin e saj deri në fund te Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, dhe një shekull më pas, te pavarësia e Kosovës.

E kuptoi ai komentuesi Arben se kush ishte perandoria e dhjere osmane?
Dervish Pasha erdhi tu dorezonte Nishin tek serbet .
Ne fillim serbet sulmuan vete qe ta merrnin Nishin, sipas vendimeve te Berlinit,
dhe nuk e moren dot se Shqiptaret atje me Sef Kosharen ne krye
i vune para serbet
Atehere erdhi Dervish Pasha me 40 mij ushtare —
Lufta u zhvillua e eger , ne cdo gur , ne cdo shkrep ..
Shqitptaret kryengrites ne lufte me turkun u vrane te gjithe ,
ngeli vetem Sef Kosharja …
Atehere Sef Kosharja hypur ne kale , historianet thone ne nje kale te bardhe , me nje Pelerine te kuqe qe i valevitej pas
ju sul balle per balle ushtrise turke qe po behej gati te futej ne Nish ….
Ushtaret turq kur e pane nga larg qe nja kalores i vetem po vinte drejt tyre nuk e menduan se ishte kunder tyre…
Pastaj kur ai u afrua dhe u sul direkt kunder tyre , ata u hutuan nje moment dhe Sefa u perplas me ta duke vrare sa mundi dhe po shkonte drejt cadres qe mbante Dervish Pashen..
por aty me dhjetra ushtare ju hodhen siper dhe e vrane
Pastaj forcat turke hyne ne Nish dhe ja dorezuan Nishin forcave Serbe,
te cilat nuk e mernin dot Nishin pa ndihmen e Turqise
Dhe pastaj Ushtria Turke e moren trupin e vrare te Sef Koshares dhe e varen ne nje lis ,
dhe e lane 3 dite, sic thote artikull shkruesi per te trembur popullin shqiptar.
Sefa ishte 2 metra i gjate dhe trupi i tij lekundej lehtas atje maje lisit
Populli pastaj i kendoi:
Sef Kosharja i pari fisit ,
Hije te paska maja e lisit
Hije me ka o bijt e mij
E dhash jeten per Shqipni…..etj ( sorry, se nuk me kujtohet si vazhdon me tutje)
Te gjitha tokat tona ne Veri , qe ua dha Kongresi i Berlinit,
serbet dhe malazezet nuk i moren dot vete , sepse sic duket atehere shtetet e tyre ishin te dobet dhe nuk i thyenin
dot shqiptaret e atjeshem, megjithse shqiptaret nuk kishin ndonje organizim shteteror,
por luftonin me ceta .
Me skandalozja ishte Dorezimi i Ulqinit tek Malazezet,
Ulqinaket bene rezitence heroike, tip Skenderbejane dhe turku nuk mundete dot te pushtonte Ulqinin
Ky Dervish Pasha vajti per Ulqinin, por nuk e mori dot,
Para tij kishin vajtur forcat Malezeze ta mernin Ulqinin, por shqiptaret i kishin vene para si dhente malzezet
Atehere Turqia Osmane kerkoi ndihmen e flotes Britanike,
per te pushtuar Ulqinin–
Flota Britanike ju afrua Ulqinit nga Deti dhe filloi bombardimin e Keshtjelles se Ulqinit , ku ishte mbledhur
gjithe Ulqinaket burra, gra e femije dhe po mbronin qytetin.
Mirepo nga deti Keshtjella nuk ishte e mbrojtur dhe predhat britanike
po benin kerdine mbi popullsine e pafajeshme duke vrare, pleq plaka, gra e femije….
Atehere ulqinaket u dorezuan dhe forcat turke moren ne dorezim qytetin dhe ja falen Malzezeve ….
Ishin te gjithe kunder nesh…. dhe Turqia kishte mare persiper te zbatonte vendimet kriminale qe kishin marre fuqite e medha
kunder kombit tone
Lidhja e Prizrenit u ngrit nga Osmanllinjte, nuk i lexova te plota te gjithe mashtrimet qe thuhen ketu se vlejne 0, por shqipetaret ishin dhe jane Osmanllinj.
Se u percane shqipetaret dhe disa degjuan anglez, francez, serb e rus, pati edhe situata te tilla.
Ne kete kohe, ushtar shqipetar ne ushtrine e Perandorise, llogariteshin 70,000 – 80,000.
Allahu Ekber
Qeveria e Kosoves ne vendrenien e Micit(Sakolit) e Sefe Koshares ne Slivove, duhet ngrite manument historik per keta dy legjendare,vecmas Mici, eshe deri tash eshte legjende ne artin pamor-pikture.Ajo pamje me gjoks ne gryk te topit, eshte e vecanta e te vecantes ne rresistencen, guximin dhe trimrin ne luften per liri kombetare e njerezore.Andaj, nese okupuesit sllave nuk lejonte dhe ndalonte te shihet monument te se kaluares se lavdishme shqiptare per liri e clirim kombetar,Tash kete mund ta bejme pa pengese, me kerkese, vullnet e deshire te popullit.
Mire e ke Gege Kosova, po keta arbenet mjekercjaper e sumeperpjete po shumohen si minjte dhe kur te perbejne shumicen(nese nuk merren masa),ne emer te babe sulltan dovletit do te heqin edhe shtatoren e Heroit Kombetar Gjergj Kastriotit nga qendra e Tiranes, lere me Mic Sokolin apo Suleiman Vokshin e te tjere Heronj si keta. Me dobicet e turkut i kemi keq punet!
ARBEN MOR QEN
VETEM TRURI YT IDIOT MUND TA SHPJEGOJ SE SI LIDHJA E PRIZRENIT U KRIJU NGA OSMANET E PASTAJ LUFTOI KUNDER OSMANEVE
ABDALL..
Revolta ka patur ne cdo pushtet, sidomos pasi humbej nje beteje e rendesishme dhe duheshin vuajtur pasojat. Te mos ishin keto humbje, Perandoria nuk do kishte pushuar se ekzistuari edhe sot e kesaj dite . Shqipetaret masivisht ishin dhe jane Osmanllinj, edhe sot e kesaj dite.
Allahu Ekber
Turqine ne Ballkan e kane pritur me arme vetem shqiptaret dhe hungarezet.
E kane perzene me arme vetem Malsia dhe Kosova.
Nga sakrifica shqiptare perfituan grekafonet e manastireve,qe shpallen shtet me ndihmen e Fuqive te medha dhe sllavet e jugut.
250 mije ushtare ruse para portave te Stambollit nuk kerkonin Stambollin,por tokat shqiptare ne Ballkan.
Turkoshaket na prene te vetmen arterie ndihme ne Evrope.Perandorine Austro-hung.Derguan ne Bosnje ushtare te veshur me petka malsoresh shqiptare,
Izolimi i shansit historik te Shqiperise mbi 4 vilajete,u sabotua nga Turqia dhe kleri islamik
Kosova u shqipetarizua gjate Perandorise
Historia e shqiptareve bie ne humnere, ne erresire pas vdekjes se Gjergj Kastriotit, renies se Krujes dhe Shkodres. E gjithe kjo u pasua nga nje emigrim biblik i shqiptareve ne Itali, ne Greqine e sotme etj.
Ketu rezistenca karshi turqve bie komplet dhe fillon e pllakos erresira dhe fillon mbushja e vakumit ne trojet e prijesave arberore me kolone osmane. Shqiptaret pas kesaj kane qene populli me proturk ne Ballkan.
Osmanizimi i shqiptareve sidomos ne aspektin fetar u thellua gjate sundimit te turkoshakut Ali Pashe Tepelena.
E verteta eshte, se pas Gjergj Kastriotit, kunder turqeve kane luftuar kryesisht vetem serbet ne Ballkan. Ata kane qene dhe aleatet kryesore te Austro-Hungarise per mbrojtjen e Vjenes.
Shqiptaret, sidomos shqiptaret e konvertuar ne myslimane, (5-10%) e popullsise dhe pseudoshqiptaret turkoshake ishin mish per top nizame te ushtrise turke.
Ndersa shqiptaret e krishtere ishin kryesisht antiturq dhe vullnetare deri ne ushtrine ruse dhe greke.
Marredheniet me fqinjet u perkeqesuan, sepse islamiket shqiptare me dhe ne perberje te ushtrise turke kane marre pjese dhe kane kryer krime kunder fqinjeve.
Prej kesaj dhe ne vazhdim ka filluar armiqesia e dyanshme.
Deri ne shek 17 -18 kur akoma nuk ishte kristalizuar osmanizimi ne Shqiperi, marredheniet me fqinjet kane normale dhe ky normalizim degjeneroi thjesht per proosmanizmin e gatuar nga kolonizimi osman dhe konvertimi fetar. Ne sot vuajme pasojat e ketyre fakteve. Fakt eshte qe ne 1946 Tito- Rankoviç nisen ne Turqi rreth 1milion pseudoshqiptare prej Kosove.
Te njejten gje ka bere Metaxa ne Greqi nga fundi i viteve 1920 kur dergoi ne Turqi nga zona e Çamerise me dhjetra mijera çame islamike.
Historia e shqipetareve fillon me 1650-1707
veziret shqipetar te Perandorise, hapen dyert per
Shqipetaret, te cilet duke qene se vinin nga rajoni
Perendimor me qender Shkypin, thirreshin Shkyptar.
Ne More shkuan me 1300-1350, me Venedikun si
fermer te Ullirit, e cila ishte valute ne Rep. e Venedikut.
Boll me mashtrime, te nivelit shume te ulet
nga ana shkencore.
Shqipetaret jane Osmanllinj, sot e kesaj dite
Allahu Ekber
Ti e ke pak të ti qysh robt.