Beteja e Varshavës 1920, një nga tetëmbëdhjetë betejat më vendimtare të historisë botërore

Ornela

Nga Karol Bachura

Në kohërat e pandemisë botërore jemi të detyruar të menaxhojmë sferën e kremtimeve të vlefshme, siç është 100-vjetori i Betejës së Varshavës në Luftën polako-bolshevike, më 15 gusht 1920, një datë që jo rastësisht është shpallur edhe si Dita e Forcave të Armatosura të Republikës së Polonisë.

Kremtimet e sotme modeste, por solemne, bëhen para dy pllakave të vendosura në famullinë e Shën Gjon Pali II në Bathore, në periferi të Tiranës. Të dyja pllakat e vendosura në kishën në Bathore, në dhjetor 2017 dhe prill 2020, i kushtohen marshallit Józef Piłsudski dhe 100-vjetorit të Betejës së Varshavës. Ne po festojmë gjithashtu Ditën e Forcave të Armatosura Polake, e cila u krijua në përkujtim të fitores së vitit 1920 mbi Rusinë Sovjetike në Betejën e Varshavës, e njohur edhe si “Mrekullia e Vistulës” gjatë Luftës polako- bolshevike.
Jo rastësisht në këto kohë pandemie ne kremtojmë në kishë ditën e Forcave të Armatosura, e cila përkon me ditën e Ngjitjes në qiell të Virgjëreshës Mari, që në vetvete është një festë e veçantë fetare.

Mrekullia e Vistulës është mbiquajtur Beteja e Varshavës, gjatë të cilës ushtria polake, nën komandën e marshallit Juzef Pillsudski, zmbrapsi me sukses nga kryeqyteti polak Ushtrinë e Kuqe në mesin e gushtit 1920. Disfata e ushtrisë ruse siguroi mbrojtjen e kryeqytetit dhe mbijetesën e Republikës II Polake, e cila sapo e kishte rifituar mëvetësinë në nëntor 1918, pas 123 vjetësh mosekzistencë në hartën e Evropës. Fillimisht kjo festë u quajt Dita e ushtarëve dhe sipas fjalëve të ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes së Polonisë prej vitit 1923 kjo datë do të shënonte përkujtimin e disfatës së paharrueshme të bolshevikëve në Varshavë dhe do të ishte në nderim të kujtimit të të rënëve ndër shekuj për pavarësinë e Polonisë.
Shumë figura të shquara të huaja kanë lojtur rolin e tyre në Luftën polako-bolshevike. Ja disa syresh: Nunci Apostolik Achilles Ratti- më vonë Papa Piu XI; Kapiteni Charles de Gaulle- më vonë President i Republikës së Francës, i cili ka luftuar në Luftën polako-bolshevike, inkuadruar në ushtrinë e gjeneralit polak Haller; shefi i Administratës Amerikane të Ndihmës Herbert Hoover- më vonë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës; Elisabeth e Bavarisë, Mbretëresha e Belgjikës, e cila i ka ofruar atëkohë Polonisë ndihmë mjekësore duke përfshirë mjete sanitare dhe spitale fushimi.

Pas Luftës II Botërore, qeveria komuniste e gjente të pamundur kremtimin e datës origjinale të 15 gushtit dhe domethënien e saj historike, që i bënte jehonë disfatës së Ushtrisë së Kuqe. Konteksti religjioz ishte për të gjithashtu jo komod.

Beteja e Varshavës që u zhvillua në periudhën 12-25 gusht 1920, i siguroi kufijtë lindorë të shtetit polak deri më 17 shtator 1939. Diplomati britanik i rangut të lartë, Lordi D’Abernon, e vlerësoi Betejën e Varshavës si një nga betejat më të rëndësishme në historinë e njerëzimit, sepse fitorja e saj ndaloi përhapjen e komunizmit në Evropë – të paktën për disa dekada. Lenini e shihte Poloninë si një urë për të sjellë komunizmin në Evropën Qendrore dhe Perëndimore, dhe lufta dukej mënyrë e përsosur për të provuar forcën e Ushtrisë së Kuqe. Fjalimet e bolshevikut pohonin se revolucioni duhej të zgjerohej në Evropën Perëndimore me bajonetat e soldatëve rusë dhe se rruga më e shkurtër për në Berlin dhe Paris shkonte përmes Varshavës. Moska supozoi se rënia e kryeqytetit polak jo vetëm që do të dëmtonte moralin e polakëve, por do të ndizte një seri ndërkombëtare të revolucioneve komuniste dhe do të pastronte rrugën që Ushtria e Kuqe të bashkohej me revolucionin gjerman. Propaganda bolshevike para Betejës së Varshavës e kishte përshkruar rënien e kryeqytetit të Polonisë si të menjëhershme, dhe humbja e saj e parashikuar duhej të ishte një sinjal për fillimin e revolucioneve komuniste në shkallë të gjerë në Poloni, Gjermani dhe vendet e tjera të Evropës, të shkatërruara ekonomikisht nga Lufta I Botërore. Ndërsa komandanti i atëhershëm sovjetik Tukhachevsky foli për ushtrinë e tij në korrik 1920: “Përmes kufomës polake do të kemi rrugën drejt zjarrit global. Me bajonetat tona do të sjellim paqe dhe lumturi për masat punonjëse. Le të marshojmë drejt Perëndimit! “. Për shkak të fitores polake, megjithatë, planet e një revolucioni të kuq botëror ranë poshtë. Dështimi ishte një pengesë e madhe për Leninin, i cili synonte që revolucioni të kishte një shtrirje globale.

Ndërsa në verën e vitit 1920 polakët zmbrapsin invadimin bolshevik dhe me këtë pengonin shtrirjen e revolucionit të kuq në pjesën qendrore dhe perëndimore të Evropës, shqiptarët me Luftën e Vlorës 1920 dëbonin invaduesit italianë.

Me kthimin e demokracisë, me ngjarjet e vitit 1989 dhe zgjedhjet parlamentare pjesërisht të lira të 4 qershorit 1989, kur opozita komuniste e lëvizjes Solidarnost fitoi në të dyja dhomat e parlamentit, çka i dha një shtysë rënies së sistemit komunist edhe në vendet e tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore, madje edhe në vetë Bashkimin Sovjetik në vitin 1991, parlamenti polak, më 30 korrik 1992, miratoi kthimin e 15 gushtit si Ditën e Forcave të Armatosura.

Në ditët e sotme Forcat e Armatosura Polake janë një anëtar i fortë dhe i besueshëm i NATO-s njëherësh dhe një aleat miqësor i Shqipërisë. Procesi i vazhdueshëm i modernizimit, pjesëmarrja në misionet e paqes dhe të stabilizimit në pjesë të ndryshme të botës tregon gatishmërinë e kombit tonë për të ndërtuar një ushtri të fortë, të aftë për t’u përballur me sfidat e kohës. Ne besojmë fort se vitet në vijim Polonia dhe Shqipëria do të jenë në gjendje të gjejnë platforma të reja bashkëpunimi, si dhe t’i bëjnë më të forta marrëdhëniet ushtarake mes Varshavës dhe Tiranës.

Në përfundim, sikundër thoshte babai i rimëvetësimit të Polonisë në vitin 1918, njëherësh kryekomandant i Betejës së Varshavës të vitit 1920, marshall Piłsudski: “Një komb që nuk respekton të kaluarën e tij nuk meriton respektin e së tashmes dhe nuk ka të drejtë të ketë të ardhme”- le të kujtojmë të kaluarën, e përmes së tashmes, të shohim drejt të ardhmes.

*Ambasador

Share This Article
7 Comments
  • Qe ne 1918- 1919, pushtetin bolshevik te Leninit u sulen ta rrezonin Ushtria e bardhe e Carit e ndihmuar fuqishem nga ushtrite e intervecionit imperialist, te udhehequr nga Anglia, ne krye te se ciles qendronte mareshalli famekeq Piłsudski.
    Ate krijuan te ashtuquajturin Kordon i Bardhe, per te mbytur qe ne djep Pushtetin bolshevik te sapo vendosur.
    Por dihet historikisht goditjet vdekje prurese qe ata morren, deri ne shpartallimin e plote te reaksionit te brendshem dhe atij te jashtem.
    Prandaj eshte i pakuptueshem termi historik qe autorii perdor ne kete shkrim, Mareshalli i ” lavderueshem” u mund totalisht e turperisht per te dhe per ata qe e mbeshtesnin.
    Kush ka lexuar “Konspiracion i madh kunder Rusise”, e ka shume te qarte mashtrimin.
    dhe njehere turp per autorin mashtrues

  • Pavaresisht Historise se trishtuar qe Polonia ka me Bolsheviket,
    ne Shqiptaret duhet te jemi nga ana e Bolshevikeve, Natyrisht e kam fjalen per Leninin e Stalinin, dhe komunistet ruse,
    jo per keta Ruset e sotem te cilet nuk kane azgje te perbashket me Bolsheviket

    Kur ishte Cari ne krye te Rusise , ai luftonte kunder Perandorise Osmane, dhe sa here fitonte ndonje betej kunder Osmaneve i kerkonte Turqise ti jepte toka Shqiptare tek Serbia dhe tek Mali izi,

    Dhe keshtu jepeshin tokat tonna ne Nish, ne Kosove, ne Maqedoni, ne Mal te zi, dhe Shqiperia tkurrej

    Ne momentin historik qe Bolsheviket moren pushtetin , direkt Lenini e ndaloi kete praktike , dhe kjo dhe shpetoi tokat Shqiptare nga copetimi i metejshem

    Nga ana tjeter , Lenini na ka shpetuar nga copetimi qe kerkonte te na bente Traktati i Fshehte i Londres, ne vitin 1919 ne Konferencen e Paqes ne Paris, midis Venizellos dhe Sonino, ku Shqiperia ndahej midis Greqise dhe Italise

    Dhe ishte pikerisht Lenini ai qe edemaskoi kete traktat te fshehete dhe e vuri ne pozite te veshtire morale Presidentin Amerikan Willson, I cilithoshte se kjo Konference do vendosi qe “Popujt e vegjel te vete vendosin ”
    Cka nuk ishte e vertete, sepse Traktati qe copetonte Shqiperine ishte aprovuar nga fuqite e medha

    Atehere Lenini coi Trockin ne Paris ne 1919 , ku Zhvillohej Konferenca , dhe aty Trocki ,Minister I jashtem I Leninit, tregoi kopjen e atij traktati kriminal te cilin sic duket e kishte gjetur rek arkivat e Carit te Rusise

    Ky demaskim i Leninit ndaj atij traktati ,beri qe Presidenti Amerikan te na perkrahte me gjysem zeri,
    dhe kjo na mjaftoi ne qe te shpetonte Shqiperia ,sepse e frenoi Angline , te na copetonte, e cila bente ligjin ne Konference

    Pra Leninit i jemo Borxhli ne Shqiptaret per ngihmen e jashtezakoneshme qe na dha, bashke me Trockin,
    Trocki biles foli edhe per krimet e perbindeshme qe kishin bere serbet bdaj popullsise shqiptare ne Maqedoni

    Prta ne si Shqiptare e kuptojme dhimbjen e popullit polak,
    por nuk mund te jemi ne anen e tyre ,

    Ne jemi ne anen e Leninit dhe te Stalinit, sepse ne nuk mund te jemi bastarde
    dhe te mos kemi respekt per keta te dy Politikane Sovjetike te cilet na hoqen thiken nga gryka dhe na shpetuan jeten, nga Britania ,
    si ne Konferencen e Paqes ne vitin 1919, ku na shpetoi Lenini,
    ashtu edhe ne Konferencen e Paqes ne vitin 1946 , ku na shpetoi Stalini, plus pastaj qe Stalini na dha me miliarda dollar ndihma ne fabrika, uzina, kombinate, rafineri nafte, Hidrocentrale, avione, tanke, topa, raketa, nendetse, anije luftarake,
    dhe te gjitha super moderne per kohen , po ashtu na dha bursa per studente ne inxhinjeri, kimi, tekonoligji, letersi kinematografi, artin ushtarak,
    etj etj
    ……………Dhe per te gjitha keto ndihma ne miliarda dollar, Shqiperia jone pagoji 0000000 Zerooooo dollaree
    Ne nuk paguam asnje cent

    Tani me thoni ju mua ,eshte normale , dhe njerezore te mos e respektosh Dike, qe te jep miliarda dollar falas ,
    duke te shpetuar jeten duke te zhvilluar ekonomikisht, ushtarakisht, intelektualisht , ne art e kulture e kudo,…???

    Ndaj te na falin polaket , por ne jemi tifoze te atyre qe na kane ndihmuar Shqiperine tone me vepra,
    jo te atyre qe na ndihmojne me fjale

    Po te jete per fjale, ne jemi llafolloge me shume se kushdo nga tjeter

    Ndersa si njerez polaket mund te jene njerez shume te mire ne Poloni,
    dhe ne kemi respekt , se tani jemi ne demokraci,
    por historia jone eshte e ndryshme dhe nuk shkon ne te njejten linje me polaket

    Ndersa eksperienca ime me polaket , me te cilet punoj ketu ne Amerike,
    duhet te tregohem i sinqerte , te me falni, por si i thone fjales latine ” Amicus Platos sed magis Amica veritas{–E kam mik Platonin, por me shume kam mik te verteten”
    Pra mendimi im eshte se polaket ketu ne Amerike nuk jane njerez dhe aq te mire,
    nuk jane aspak mikprites si Shqiptaret,
    nuk jane generoz, kane vese te njeriut primitiv , qe genjene shume,
    qe te vjedhin oret e punes ,
    Dmth kur jane bosa, te vjedhin pagesen gje qe ketu ne Amerike e bejne vetem italianet e Jugut , dhe polaket

    I thashe njehere nje bosi polak,punoja per te ,dhe me mbajti pothuaj 2 muaj te punes ,
    une nuk ankohesha dot, se nuk doja probleme me Policine
    Por I thashe polakut : Ju polaket jeni hajdute si ne Shqiptaret,
    Por ndryshimi midis hajdutit Shqiptar dhe hajdutit polak,
    eshte :
    se Shqiptaret nuk vjedhin ne zyra , apo ne oret e punes se punetorit apo punonjesve,
    Shqiptaret vjedhin atje ne ruge , dhe ata jane rugecat , njerezit me te ulet te shoqerise shqiptare .

    Ndersa ju polaket vidhni ne pune, ne zyra , tek roga e punetorit , e nepunesit

    Pra ju jeni me mentalitet rugaci, kur nderkaq jeni ne drejtim te nje biznesi, ndermarje kompanie ,.ju sikur nuk jeni europian ne mentalitet, sepse ne BE kjo gje nuk ndodh .
    Dhe po ashtu ne Shqiperi kjo gje nuk ndodh kurren e kurres,
    se kjo gje eshte gjeja me e piste qe mund te kete nje krijese njerezore,
    dhe kete “virtyt” e paski ju polaket.

    Por sic thashe kjo eshte eksperienca ime, dhe kjo nuk do te thote aspak qe populli polak tu jete si keta biznesmene polake ne Amerike

    Nuk diskutohet qe populli polak, si cdo popull i botes ka shumicen dermuese me virtyte,
    dhe ka nje pakice si cdo popull ne bote, qe jane negative.

    Tani jemi aleate ne Nato, dhe natyrisht jemi miq ,por megjithate nga sa kam pare une , polaket jane me shume pro Serbise, pa asnje dyshim per kete qe them, dhe as qe kane fare ndonje respekt per ne.

    Dhe natyrisht edhe ne Shqiptaret, qe nuk jemi aspak naive), edhe ne kemi te njejtat ndjenja,
    sepse si thote Newton : Cdo veprim ka nje kunderveprim .

  • Nje rekomandim miqesor per Rajmondin dhe Besnikun me siper: lper te freskuar pak njohurite lexoni librin e dale ne tregpara ca diteve shkruar nga Arjan Konomi me titull “Saga e njerezve legjende”, ku nder pesë legjendat, pervec Luigjit te 14-te, Aleksandrit te Madh, Marija Kyri dhe Mata Harri, do gjeni dhe Leninin, bile me të libri fillon. Lexojeni se, nëse doni të dini vertet se kush ishte Lenini, nuk do zhgenjeheni.

    • Une per Leninin kam lexuar ne Librin historik te stermbeses se Kryeminstirt Britanik te vitit 1919, Lloyed Geroge,

      Aty ajo thote ,qe Presidenti Amerikan Willson e pelqente shume Leninin,
      dhe i beri thirje qe Lenini te vinte ne konferencen e Paqes ne Paris, s
      sepse Konferenca ishte per “Vetevendosjen e popujve te vegjel”

      Por Lenini ju pergjigj se keto qe thote Presidenti Amerikan nuk jane te verteta,
      dhe per te vertetuar akuzen e tij , dergoi Trockin ne Paris ,
      ku Trocki ne Konference shtypi para gjithe gazetareve , tregoi Kopjen e Traktatatit qe copetonte Shqiperine midis Italise e Greqise
      Dhe aty Trocki tha: qe ‘ Kjo Konference genjen kur thote se Popujt e vegjel do vete vendosin”

      Nga kjo Konferecne moren vesh patriotet shqiptare se Shqiperia do copetohej,
      dhe u tmerruan ndaj filluan ti dergojne letra pa fund Presidentit Willson ta shpetonte Shqiperine, -thote historiania Margaret Mcmilan, pra stermbesa e Kryeminsitrit Britanik te asaj kohe.

      Po ashtu nje thenie te Leninit e shikoja ne trenat ketu ne Amerike ,
      Lenini thooshte per Demokracine : “Freedom in capitalist society always remains about the same as it was in ancient Greek republics: Freedom for slave owners.”

      Ne shqip eshte : ” Liria ne Demokraci, eshte gjithmone e njejta, sic ishte ne Republikat e Greqise se Lashte : Liri per per pronaret e sklleverve”

      Me dy fjale : Lenini ishte gjenial, dhe me kryesorja ,Shqiperine e ka ndihmuar ne momentin me kritik te jetes se saj.

  • Koment shume interesant nga ana e z.Raimond Vlonjati.Shume te verteta faktet.historike ne lidhje me denoncimin qe i bwri Lenini Traktatit te Londres.Madje ne Arshiven e Shtetit ka disa letra te Bajram Currit drejtuar Leninit ku i kerkon ndihme per te shpetuar shqiptaret e Kosives nga genocidi serbomadh ushtruar nga borgjezia serbe qe vetem gjate jerij viti vrau rreth 20.000 shqiptare ndersa ne rrethet e Gjakoves shkaterroi rreth 39 fshatra.Ne ate kohe Lenini ishte i vetmi politikan qe denonconte praktikat genocidiste kunder popullit shqiptar qe ushtronin Fuqite e medha europiane derisa sa.i Madhi P.Gj.Fishta e quajti mrrute e nyte.

  • Me Rajmond vlonjatin* dhe *5 Majin*- bindesh per te verteta.Falemindrit,
    Dhimbie e madhe Popull!

  • 5 Maji & Dhimbja popull-Pershendetje !

    Ministri i jashtem ii Leninit, Trocki, qe denoncoi Traktatin e copetimit te Shqiperise,
    para se te behej Minister ,ka punuar si gazetar

    Ai ka qene si gazetar i nje gazete ruse, ne kohen kur ushtria serbe bente krime ne fshatrat Shqiptare ne Maqedoni
    dhe i ka denoncuar ato krime ne gazeten e tij dhe ne Europe

    Po te kishte fituar me perpara pushtetin Lenini ne Rusi,
    atehere nuk do kerkonte Rusia qe tokat Shqiptare tu jepeshin serbeve, e malazezeve,
    dhe tokat Shqiptare nuk do copetoheshin

    Sepse Lenini nuk ishte per pushtime , sic bente Cari i Rusise,
    Lenini ishte Komunsit i drejte –Nuk ishte si komunistet e mevoneshem ruse
    te cilet ishin hileqare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *