Beteja femërore në Lezhë, tri gra kryesojnë listat për deputete

anazapta

Në qarkun e Lezhës, përballja elektorale e 23 qershorit do të jetë tërësisht femërore. Tri prej femrave më të rëndësishme në PS, PD dhe LSI pritet të hyjnë në garën elektorale për përfaqësimin e qarkut të Lezhës në Kuvend.

Gazeta Shqiptarja.com shkruan sot se në krye të listave të kandidatëve janë Mimi Kodheli për PS-në, Majlinda Bregu për PD-në dhe Monika Kryemadhi për LSI-në.

mimiVështirësia më e madhe parashikohet të jetë për ministren aktuale të Integrimit, e cila do të gjendet me dy prej femrave më të forta të koalicionit të majtë, Kodheli e Kryemadhi.

Majlinda Bregu kandidon për një mandat të tretë. Ajo është anëtare e kryesisë së PD dhe mban postin e ministres së Integrimit që nga viti 2006.majlinda

Mimi Kodheli ka qenë nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, gjatë kohës kur ky institucion drejtohej nga Edi Rama. Kodheli është deputete prej vitit 2009, një prej zërave më të fuqishëm të PS-së dhe eksperte e çështjeve ekonomike.

monikaNdërsa Monika Kryemadhi  ka drejtuar fillimisht FRESSH-in. Pas krijimit të LSI-së, ajo ka qenë gjatë gjithë kohës në kryesinë e kësaj partie.

Share This Article
2 Comments
  • Majlinda, tutore e veprimtarise se klanit mafioz te Sacra Corona Unita ne Shqiperi.
    Motra e saj, Lela, ortake me Angelo Prudentino, arrestuar ne Itali si pjese e ketij klani. Babe e bir, Albino e Angelo Prudentino nen hetim nga antimafia italiane, te dyshuar se kane organizuar vrasjen e gjyqtarit Konomi ne Vlore, per te shantazhuar te gjitha veprimet e hetimit ne Shqiperi per bashkepunimet me Ervisin e Leles.

    • Kushedi se ku i ka hedh syte Iliri Mete ne lezhe dhe ka çu gruan me e pas nen mbikqyrje se nuk i beson kujt tjeter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *