Teksa pritet përfundimi i marrëveshjeve parazgjedhore mes partive të mëdha dhe aleatëve të tyre të vegjël, është bërë e ditur edhe mënyra e ndarjes së tortës së pushteti vendor.
Përpos bashkive që dy partitë e mëdha u kanë dhënë të vegjëlve, një vend të rëndësishëm zënë edhe Këshillat Bashkiakë.
Pas shkrirjes së komunave, Këshillat Bashkiakë do të rriten edhe më shumë duke u bërë të lakmuara nga partitë e vogla.
PS dhe PD do të ndjekin pak a shumë të njëjtën procedurë me atë të zgjedhjeve parlamentare të para dy viteve.
Kush merr më shumë vota do të zërë më shumë vend në Këshillat Bashkiakë.
Një tjetër pikë ku partitë e vogla shpresojnë, është që të ndiqet modeli i krijuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në zgjedhjet e 2013.
Të futen emrat e këshilltarëve të partive aleate në listat e partive të mëdha.
Kështu ata do të kishin një prezantim të sigurt në këto këshilla.
Berisha futi disa kryetarë partish në listat e PD-së në 2013 duke u garantuar atyre fitoren dhe mandatin e deputetit.

ILIR META NE BURG.
KJO ESHTE BETEJA E VERTETE SOT PER SHQIPETARET.
Bejne te gjithe zgjedhje, ben edhe Shqiperia.
Ta provojme tek gazeta e juaj , sepse tek gazeta panorama po nuk lavderove Qeverine ,osé po nuk ofendove Salen osé Bashen ,sm te fshihen urgjentisht.
Kjo nuk eshte demokraci ,kjo qeveri duhet te ike nje ore e me pare
Ky eshte sllogani per zgjedhjet e pushtetit lokal ne Shqiperi i shpallur nga PS: ME METEN FITOJNE TE GJITHE!
..shpresoj qe ky koordinim te jete i suksesshem.