Tetë deputetë të rinj të Kuvendit të Shqipërisë u betuan në nisje të seancës plenare.
Ata zëvendësojnë deputetët e dorëhequr nga mandati, për shkak të kandidimit për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.
Pesë nga deputetët e rinj janë femra, duke e çuar në 31 numrin e grave në sallën e parlamentit, ose në 22% të anëtarësisë së Kuvendit.
Deputetët e rinj nga maxhoranca janë: Bujar Çela, Antoneta Dhima, Shkëlqim Troplini dhe Edlira Çekrezi, ndërsa nga opozita Arbiola Halimi, Mimoza Hajdarmataj, Irma Kopliku dhe Asllan Dogjani.
Deputetët që lanë mandatin janë: Armando Subashi, Miranda Rira, Majlinda Bufi dhe Artur Bushi nga maxhoranca, ndërsa nga opozita Ardian Turku, Besnik Dushaj, Voltana Ademi dhe Halim Kosova.

Nje nga keto deputetet e reja te PD eshte hajdute me çertifikate.
Kush do te jete valle???shoku mos e trego …