Betohen ministrat e rinj

Elton Tafaruci

Zv.Kryeministrja e re dhe gjashtë ministrat e rinj të kabinetit qeveritar u betuan në kohë rekord para Presidentit të Republikës.

Betimi i tyre u bë pak pasi ata u miratuan në Kuvend në bazë të marrëveshjes Rama-Basha.

Ministrat e rinj:

Zv/kryeministër -Ledina Mandia

Minister i Brendshem -Dritan Demiraj

Minister i Financave -Helga Vukaj

Minister Drejtësie -Gazmend Bardhi

Minister i Arsimit dhe Sportit -Mirela Karabino

Minister i Shëndetësisë -Arben Beqiri –

Minister i Mirëqenies Sociale -Xhuljeta Kërtusha.

Ndryshimet ndodhën në një kohë rekord, ndërkohë që Kuvendi pritet të mblidhet sërish sonte për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Aktualisht ndryshimet janë duke i shqyrtuar në Komisionin e Reformës Zgjedhore, dhe mësohet se ka patur disa mosdakordësi për çështje të vogla dhe jothelbësore.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *