Greqi, betohet Aleksis Cipras, anashkalon biblën

Dita

Lideri i Partisë se Majte Radikale Siriza, Aleksis Cipras është betuar si Kryeministri i ri i Greqisë përpara presidentit Papulias.

Për herë të parë në historinë e shtetit grek, është thyer ceremonia zyrtare e betimit, pasi Cipras, si një ateist nuk është betuar mbi bibël dhe nuk ka pranuar që në këtë ceremoni të jetë i pranishëm dhe patriarku i Kishës Ortodokse greke.

Vetë Cipras shfaqet pa kollare. Betimi i Cipras vjen ende pa kaluar 24 orë nga dalja e rezultateve në Greqi, ku partia e tij u mbështet gjerësisht. Forca e drejtuar nga 40-vjeçari Alexis Cipras siguroi 36.34 për qind te votave, ose 149 deputet ne parlamentin 300 vendesh, duke u renditur partia më e votuar në vend.

Me vetëm dy deputetë më pak nga numri i nevojshëm për shumicën parlamentare, 151, lideri i radikaleve Cipras arriti një marrëveshje me partinë e ekstremit të djathte, Grekët e Pavarur për të krijuar qeverinë e re.

Share This Article
8 Comments
  • Bravo o djale, kisha ortodokse eshte pushtuesja e Greqise, e historise dhe kultures se saj te lashte e te respektuar ne mbare boten, ajo ka rrafshuar e futur ne kornizat e saj te tymosura shpirtin e lire te nje populli qe themeloi boten e qytetruar. Edhe sot mbjell urrejtje mes popujve e bekon milosheviçet e kriminelet, mjaft te jene nga ana e saj. Kjo grabitje makabre e ky borxh kolosal qe ju eshte ngarkuar brezave qe vijne te Greqise, ka patur edhe bekimin e Kishes e cila ka marre pjesen e saj.

  • M’u ngaterruan disi mendimet.Si mund te bejene koalicione dy grupime politike me ideologji te kunderta?Koalicion i nje partie te ekstremit te majte me partine e ekstermit te djathte!Nejse c’fare nuk degjojme e c’fare s’kemi pare!Sa per ate qe ky kryeminister ka shmangur nga portokolli nje zakon arakik per nje shtet modern duke anashkaluar hirarket fetare,te cilet kane bekuar deri me sot bemat dhe gjemat e qeviritareve te meparshem,ma shton respektin per kete djale.Mendoj se kryeminstri i ri me nje manadat te qarte te popullit grek do te jete nje negociator i veshtire per qarqet financiare europiane.

    • Si e kuptoj uen me aq sa kam lexuar, keta duhet te jene me pak te korruptuarit ne krahasim me aprtite e tjera qe jane bere si ajo kepuca e vjeter me shuem brima, qe cfare nuk mbetet por del. Aresyet e verteta besoj do t”i nxjerrin analistet greke qe e dine situaten me mire se kushdo.

  • KJo do te thote se ne Greqi po ngrihet brezi i idealisteve, njerzeve qe besojne tek vetja e tyre. eshte nje pike kthese domethense per Greqine dhe qe i tregon Europes se greket nuk jane as Karamanlite, as Papandrete, as Micotaqerit qe kane sunduar Greqine deri ne frymemarrjen e fundit. Me duket se eshte hap nje dritare per greket ne keto kushte te veshtira. Jeta nuk ndertohet vetem me iluzione por me gjera konkrete. Te shohim sa do ti mbaje premtimet, por une kam shprese se politikanet greke nuk jane Sali Berisha qe kerkon te shkaterrohet çdo gje

  • Tsipras dhe Syriza Munde te flasin kundra
    Austerita sa te duan ,
    Por pa Monedhen Nacionale [ dhramine ] thjesht nuk munde te Realizoje ,
    premtimet .
    E gjithe levizja Kundra – Austerita munde te perfundoje
    ne nje disaster shume te madhe se Qendrojne ne EURO .
    FJALIME TE MEDHAJA , tipike te majta ,
    por nuk njofin ekonomine e NEVOJSHME PER TA BERE.

  • Une Tartufi studjusi i sakte i dy gjuheve Shqipes dhe asaj Greke,ju sqaroi kush jane keto
    dy emra Greqisht te perkthyera ne shqip.
    Siriza ne shqip kuptohet gjyza,Kjo eshte partia e gjyzes,qe nuk do te japi parate e mare hua
    nga te tjeret dhe prishur ne buzuqe.
    Cipras i thone Tepsise ,ose legenit,qe lahen femijte e vegjel.
    Partine e gjyzes e drejton tepsia ose legeni.

  • Sot ne skene balle per balle Greqia dhe anti Greqija…Eshte shume i njojtur tashme thirja e emocioneve te popullit neper pjaca, po eshte tjeter gje politika reale e aq me teper per ballkanasit qe njihen si “hajdute” e “rushfetçi”sipas shkalleve te pushtetit..O do te ulet ne gjunje si te tjeret tek fajdexhinjte europiane ose do te lere vendin , do vej emigrant tek komshijte….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *