Betohet Manjola Kajana, anëtarja e re e SPAK

Leda Hysa

Anëtarja e re e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Manjola Kajana betohet para Presidentit Ilir Meta.

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot ceremonia e betimit. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, Prokurorja Manjola Kajana u betua.

Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”, tha ajo gjatë betimit.

Presidenti Meta i uroi suksese dhe punë të mbarë prokurores duke i kërkuar të ushtrojë detyrën në mënyrë profesionale dhe të pavarur, duke iu bindur vetëm Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm edhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, si dhe Kryetari i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja.

KPA e konfirmoi në detyrë, pas kalimit të dy shkallëve të Vettingut. Me Manjola Kajana shkon në 13 numri i prokurorëve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, nga 15 vende gjithsesj. Më 10 korrik, KPA ka sqaruar se gjatë këtij hetimi gjyqësor, nuk u evidentua asnjë indicie, qoftë edhe minimale, për përfshirje të saj në aktivitete të papajtueshme me detyrën e magjistratit.

Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin e Manjola Kajanës më 2 gusht të vitit të kaluar, për shkak të problemeve me pasurinë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *