Betoni që na vrau identitetin

redaktor

Në këtë shkrim do ndalem tek aspekti trashëgues i pasurisë publike, për të kuptuar ç’do të thotë familiaritet me këtë trashëgimi, nëse ekziston akoma ose jo dhe kur ajo zhduket, cilat janë pasojat. Mostrashëgimia e pasurisë publike, sheshe, rrugë, ambiente, ka sjellë në çdo fushë të jetës mosrespektimin e ambientit dhe abuzivizmin.

Së pari mjediset, rrugët dhe sidomos sheshet janë nocione e dukuri që lidhen me domethënien kulturore dhe me dimensionin e jetës sonë të përditshme. Proçeset njerëzore, ekonomike, etnike, kulturore që manifestohen në qytetet tona tashmë ndjekin një tjetër rrugë, jo rrugën e tradicioneve – këto kanë mbetur nëpër bjeshkët dhe periferitë e Shqipërisë – por rrugën e përfitimit të momentit. Çdo transformim që kryhet mishëron jetën e përditshme të politikës apo qeverisjes lokale, të cilat tashmë kërkojnë gjithmonë e më tepër të identifikojnë veten e tyre në sytë e qytetarëve. Kështu çdo qeveri lëshon Vulën e saj në transformimet konkrete, të cilat vetvetiu largojnë dhe qytetarët nga traditat dhe përdorimi i hapësirave publike.

Në Evropë – ku ne kërkojmë të shkojmë – apo në kulturën perendimore në përgjithësi, një rrugë apo një shesh nuk njihet vetëm në aspektin e tij fizik, por është pjesë e formësimit shpirtëror e kulturor të njerëzve. Çdo shkencë shoqërore (sociologjia, antropologjia, historia, etnografia, muzeologjia, arkeologjia, letërsia, psikologjia etj) ka në procesin kulturor të një shteti një qëllim të caktuar, – në shërbim të publikut – që është shumë domethënës për popullsinë. Të gjitha këto shkenca shoqërore lidhen me popullin, me qytetërimin dhe krijojnë atë që ne quajmë Familjaritetin e trashëguar nga brezat, të cilat përbëjnë edhe identitetin. Rrugët, sheshet apo kodrat e qyteteve/fshatrave, pishat, bredhat, gëmushat (jo palmat apo kullat kubike) ishin pasuria jonë më e madhe. Ishim një muze nën qiellin e hapur, një muze i rrallë, ndofta edhe demode, por ishim të veçantë. Turistët këtë kërkojnë kur vijnë në Shqipëri, kërkojnë të veçantën; ne çfarë kemi bërë, kemi hapur BunkArtin dhe Shtëpin me Gjethe si forma muzeale/ artistike për të treguar se si dhe çfarë ndodhte nëpër zyrat sekrete gjatë diktaturës. Harrojmë që shtëpitë me gjethe dhe bunkerët ekzistojnë akoma në botë! E shesim këtë formë turizmi si ruajtje të asaj që na la diktatura. Por ajo që vërtet do të na karakterizonte si të veçantë ishte aspekti ynë urbanistik/arkitektonik. Kemi zhdukur sheshet, rrugët dhe ambientin rrethues të çdo qyteti. Tani po kërkojmë t’i drejtohemi fshatit për turizmin e atyre që dashurojnë aventurat:Jemi duke bërë shaka apo vërtet mendojmë që turistët kërkojnë tek ne aventurat nëpër fshatra? Sa për natyrën tonë mos të gënjehemi, sepse po të shkoni në Alpet apo Apeninet, apo Dolomitet do të mbeteni pa fjalë. Bjeshkët janë të bukura, por janë fare pak përpara këtyre kollosave natyrorë; pa folur më pas për plazhet e gjithë Mesdheut. Turistët vijnë tek ne jo thjesht për “virgjërinë e natyrës”, por sepse duan të njohin një kulturë të re, atë shqiptare. Mendojnë ta gjejnë këtë kulturë jo vetëm tek veshjet popullore apo tek tava me kos, por mbi të gjitha tek rrugicat e vogla, tek bredhat e lashtë, tek kodrat e qytetit, tek sheshet e ruajtura.

Dhe mbi të gjitha, ajo që nuk kthehet më për ne si popull, i lemë turistët mënjanë, është humbja më e madhe e Familjaritetit tonë me vendin ku ne u lindëm, jetuam dhe që duhet të kishim trashëguar ndër breza cilido të ishte diktatori, fashist apo komunist. Trashëgimi kulturore ishin edhe Bredhat e sheshit të Durrësit apo të sheshit Skënderbej në Tiranë, ky është Familjariteti dhe identiteti: ishte, sepse nuk është më. Shqipëria do të ishte e veçantë, jo vetëm për Bjeshkët, edhe pse ato janë të bukura, por për historinë e saj në kontekstin e dominimeve: greke, romake, bizantine, kristiane, turke, fashiste, dhe socialiste që kishin lënë gjurmën e tyre në indin e Shqipërisë. Në emër të ”modernizimit” dhe Masterplaneve pa fund, jemi bërë si majmunët. Çdo rinovim sheshi, rruge dhe kodra dielli të mbushura me çimento janë veprat më domethënse të politikave të gabuara në këto 25 vjet. Politikanët tanë nuk dinë të ulin kokën dhe të drejtojnë vendin me thjeshtësi, urtësi dhe mbi të gjitha me largëpamësi. A do shpëtojmë më në fund nga marrëzia dhe të trashëgojmë ato pak hapësira publike që na kanë mbetur akoma?

Share This Article
2 Comments
  • Indetitetin nuk e vrau betoni por TRURI,ai muk blihet as ne ‘ekonomine e tregut’ apo ate qe tek ne quhet:’Lirija e tregut te lirise se tregut te hajduterise’Sali Smith
    E respektuara autore,edhe pse e kuptoj shqetesimin tend te ngjyrosur me nostalgji e shqipetarizem,nuk arrin e jo per fajin tend te drejtosh pas 25 vjetesh çdo gje qe eshte bere SHTREMBER!
    Ne paranteze:Sinjali i òdo gjeje te mire civilizuese progresive ,europiane vjen nga informacioni e nga pararoja e inteligjences qe eshte ‘gazetarija’ qe per fatin e keq ne na mungon .Pra na mungon si vend inteligjenca ku hyn edhe arkitekti i njohur qe ke njohur ti edhe une ‘Koço Miho,qe revolucionarizoi urbanistiken e Durresit.
    Kur flas per informacion e inteligjence te munguar mjafton te lexosh apo degjosh ‘bombardimin mediatik’ qe u behet rinise shqipetare te pa pune ne keto dite te nxehta e per fatin e keq nga te ashtuquajtur parlamentare e deri tek nje kryeminister me personalità ‘inferioriteti’ e pse jo provincial qe tregon shkallen e mjerimit qe po kalon ky vend nga te gjitha pikepamjet:48ORE FLITET VETEM PER NJE VENDIM GJYKATE SPORTIVE PER NJE NDESHJE TE DY PERFAQESUESVE(po qe se kete tonen do ta quanim perfaqesuese) TE DY VENDEVE AQE ME TEPER KOMSHIJ JO SI NJE GJE NGA ME BANALET POR SIKUR TE VENDOSESHIN KUFIJTE E 1913!
    Kur 25 vjet pa shtet pa komb,pa pushtete legjislativ,gjyqesor e egzekutiv me 100 parti me shume se bageti e deputete me shume se elektorat ku nuk flitet as per politika ekonomike,as politika e reforma financiare bankare antikorrupsion,sistem elektoral ku shqipetari jo vetem te votoje te njejtet KA QI e ne parlament u del i njejti TA QI e mbi te gjitha ku 25 vjet :NUK I ESHTE VENE EMER AS SISTEMIT POLITIK E AS EKONOMIK TI FLET PER BETONIZIM!
    Indetitetin e jep inteligjenca dhe informacioni e ne na mungojne prandaj ‘sokolat’ qe vrasin turistet,prinderit dhe femijet per buke si njerez me bisht -Nuk kerkojne informacion trasparent por tifozllik,drona,futboll,armiq te jashtem e me te e te thashe.
    Sistemi berishjan neofashist qe shkaterroi kete vend u mbeshtet nga informacion Gobbelsian duke neneshtruar shumicen nga 10 perqind milici fashiste me ‘sokola’ mali qe u ka dale bishti.Per fatin e keq po keta ‘sokola’ po mbajne akoma edhe pas zgjedhjeve para 2 jetesh peng kete vend.MJAFTON TE SHIKOSH KUSH E DREJTON PARLAMENTIN E POPULLIT SHQIPETAR!
    P.S ketu po fole keq per nje futbollist miliarder qe nuk di ku bije shqiperija por qe ben fotografi me nje imam fondamentalist apo po kerkove buke i le femijet jetim si ata te 21 Janarit qe shkuan per ‘lesh te Topallit’.

  • Nostalgjia per vendin tone i perket brezave qe sot jane mbi 30 vjeç. brezi i ri as nuk e imagjinon si ka qene Shqiperia, madje per ata Shqiperia e sotme eshte me e bukur se ajo e djeshmja. Kjo do te thote qe ata nuk arrine te kuptojne çdo te thote Hapesire Publike, sot ata njofin vetem hapsirat private, duke menduar se vetem privati mund te sjelle mireqenie. Por kjo nuk eshte e vertete, mjafon te shkosh ne Gjermani, France, Itali, Zvicer, Angli, etj, per te pare dhe per tu njohur me trashegimine e hapsirave publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *