Beyonce është shumë e zënë me pushime në Kubë dhe nuk ka kohë në dispozicion t’i kushtoj vëmendje shkrimeve të mediave, por duket se ajo dhe kolegët e saj të showbiz-it, nuk do të lejohen të hyjnë në shtetin e Ugandës.
Qeveria e Ugandës është duke hartuar një projekt-ligj, që do të ndalojë të gjitha materialet jofamiljare, duke përfshirë minifundet, raporton “Gawker”.
“Të gjitha rrobat që shfaqin shumë mish, sidomos shfaqin ‘erotizëm’ do të jenë pjesë e paligjshme”, tha ministri i drejtësisë së këtij shteti Simon Lokod për “Daily Mail”.
Femrat që do të veshin rroba provokuese, ligji parashikon dënim të ashpra por edhe ndaj atyre që shikojnë video muzikore në të cilat femrat janë të zhveshura. Dënimi mund të shkojë, pothuajse nga 4 mijë dollarë deri në një vit burg.
Kujtojmë se këngëtarja amerikane kishte planifikuar të mbajë një koncert bamirësie në këtë shtet afrikan rreth muajit shtator.