Nuk kaluan shumë kohë që nga dita kur Beyonce postoi në Instagram, një foto ku paraqitej me look-un e saj të ri. Këngëtarja u shfaq me flokët e lyer jo ne ngjyrën natyrale, të cilat i kishte prerë shkurt njësoj si një pjesë e kolegeve të saj.

Gjatë intervistave ajo shpjegoi se arsyeja pse kishte marrë këtë vendimin ishin pikërisht dëmtimet e shumta që kishin pësuar pasi siç dihet këngëtarja ndryshonte modelet dhe prerjet e flokeve në periudha afatshkurtra. Shumë nga fanset më të mëdha të cilat gjithashtu bëjnë pjesë në fondacionet e saj e kanë paragjykuar duke thënë se Beyonce ka hedhur poshtë bukurinë dhe sharmin femëror.

Dhe pak ditë, pas atij ndryshimi drastik ajo vendosi t`i zgjaste përsëri flokët duke qenë këtu një imitim perfekti i Victoria Beckham, kur ishte pjesë e grupit të famshëm të viteve `90 ” Spice Girls”.

Ajo u pa të drekonte së bashku me bashkëshortin e saj rapperin Jay Z dhe vajzën e vogël Blue Ivy Carter , në restorantin Silvano`s Restaurant. Tashmë është një fakt i kryer se Beyonce do të këndojë në Pensilvani, dhe Filadelfia së bashku me motrën e saj Solange Knowels dhe Phoneix.


