Beyonce u rikthye në formë në një kohë rekord, pasi lindi vajzën e saj të parë, Blue Ivy.
Këngëtarja humbi 25 kilogram në tre muaj, nëpërmjet një diete të fortë, të kombinuar me stërvitje të përditshme, por nëse do të kthehej pas, 31-vjeçarja nuk do ta bënte sërisht.
“Kisha vetëm tre muaj kohë për t’u rikthyer në formën e duhur, shumë pak dhe dieta e stërvitja ime ishin radikale”, deklaroi Beyonce, në një artikull të një reviste amerikane, publikuar të hënën./tch
“Nëse do të kthehesha pas, do të refuzoja të ndiqja të njëjtën rrugë. Në fund arrita qëllimin tim, humba 25 kilogram, por rruga ishte kaq e dhimbshme dhe e vështirë, sa që nuk do t’ia rekomandoja askujt”.