Bezati: Fitoi drejtësia mbi provokatorët antishqiptarë

redaktor

Kastriot Bezati, ka qenë drejtor i Qëndrës së Kulturës në Bashkinë e Përmetit. Është e njohur nga media qëndresa e tij e vendosur për të mbrojtur Pallatin e Kulturës së Përmetit nga kisha shoviniste greke dhe kryepeshkopi i saj Janullatos. Puna e tij gjithnjë ka treguar atdhedashuri dhe mirëkuptim me Komunitetin Orthodoks të Shqipërisë. Në këtë intervistë për gazetën ‘DITA” ai flet nga Përmeti dhe shprehet i entuziazmuar nga fakti që më në fund drejtësia fitoi për pallatin e Kulturës të Përmetit, të uzurpuar në mënyrë të dhunshme prej rreth 15 vjetësh nga Kisha Ortodokse.

– Zoti Bezati, si ndiheni tashmë që fund odisea e historisë së Pallatit të Kulturës në Përmet?

– Unë ndihem shumë i kënaqur që më në fund u vendos drejtësia për një çështje që u bë tërkuzë për 15 vjet me radhë. Pavarësisht ndërhyrjeve të jashtëzakonshme që u bënë, ku u përzien edhe politika dhe kisha ortodokse, më në fund mund të themi me plot gojën se në këtë vend po fillon të funksionojë drejtësia. Tashmë gjithë komuniteti i Përmetit ndihet krenar se iu rikthye një vlerë e patjetërsueshme, Pallati i Kulturës që mban emrin e poetit të shenjtë kombëtar, Naim Frashërit.

– Si dhe pse nisi ky konflikt?

– Ky konflikt nisi më 25 shtator të vitit 1997 midis qendrës kulturore të Bashkisë së Përmetit dhe Kishës Ortodokse. Gjykimi kaloi në të gjitha nivelet e gjykatave deri më 5 maj 2004 dhe në të gjitha nivelet u vendos në favor të Pallatit të kulturës. Gjykimi u bë mbi bazën e dokumenteve autentike arkivore të Arkivit qendror të Tiranës si dhe të akteve të ekspertizës të specialistëve të pranuar nga të dyja palët. E vërteta e pranuar nga të gjithë është se Pallati i Kulturës u ngrit tërësisht nga shteti dhe nga e gjithë sipërfaqja e truallit prej 584 metrash katrore vetëm 25 metra katrore i takonin truallit të Kishës së Përmetit.

Kastriot_Bezati– Cili ka qenë qëndrimi i shtetit në këtë konflikt?

– Duhet thënë se në gjithë këtë histori qëndrimi i shtetit ka qenë i papërfillshëm, ndaj dhe historia zgjati për 16 vjet me radhë. Merre me mend, janë zhvilluar mbi 100 seanca gjyqësore, në të gjitha nivelet deri në Gjykatën Kushtetuese dhe të gjitha pa përjashtim kanë qenë në favor të Pallatit të Kulturës. Moszbatimi i vendimit të gjykatave është tërësisht përgjegjësi e shtetit, i cili ishte gjunjëzuar para presioneve të Kishës Ortodokse dhe personalisht të kreut të saj Janullatos, si dhe të qarqeve të caktuara greke që kanë ndërhyrë brutalisht në punët tona.

– Domethënë, sipas jush ka qenë Kisha dhe Greqia që kanë penguar ekzekutimin e këtij vendimi?

– Po. Kjo është një histori e përplasjes mes përmbarimit dhe policisë së shtetit. Kur vinte njëri nuk vinte tjetri. Ndërsa ndërhyrja e Greqisë ka qenë mjaft e dukshme. Mjafton të përmendim këtu se për këtë çështje ka vizituar disa herë Përmetin konsulli grek në Gjirokastër. Nga ana tjetër unë kam akuzuar drejtpërdrejt Anastas Janullatosin për ndërhyrje dhe presion në këtë histori, një qëndrim tërësisht antishqiptar.

– Si e komentoni qëndrimin e Vangjel Dules dhe të Athinës zyrtare për këtë çështje?

– Ishte i pritshëm një qëndrim i tillë. Ne nuk prisnim që Athina dhe Vangjel Dulja të gëzoheshin që përmetarët rifituan pallatin e kulturës me emrin e Naim Frashërit. Sidoqoftë, si qëndrimi i Dules ashtu dhe ai i Athinës është sa naiv, aq dhe për të ardhur keq, kur mendon se ky përfaqëson një linjë zyrtare. Më në fund ata duhet ta kuptojnë se fitoi drejtësia e një vendi sovran mbi provokatorët antishqiptarë dhe askush nuk mund të luajë me ligjet e një shteti sovran dhe askush nuk del dot mbi ligjet. Të gjithë, pa përjashtim, përshi edhe Dulen e Janullatosin janë të detyruar të zbatojnë Kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi. /Intervistoi: Xhevdet Shehu

***

Dule: Shteti t’i përmbahet marrëveshjes së 2009, t’i kthehet subjekti kishës në Përmet

Objekti ti rikthehet menjëherë Kishës në Përmet. Me këtë apel i është është adresuar qeverisë ende në detyrë, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, ndërsa ka reaguar në lidhje me ndërhyrjen e përmbarimit në Përmet për të kthyer në identitet Pallatin e Kulturës së këtij qyteti, që prej gati 16 vjetësh ishte kthyer në Kishë Ortodokse. Në një prononcim për mediat, Dule thekson se ngjarja në Përmet të kujton luftën ndaj fesë dhe shndërrimin e vendeve të kultit në Pallat Kulture, fenomene të cilat kanë cënuar jo pak imazhin e vendit tonë.

dule“Shteti ynë ka precedentët më të errët gjatë dy shekujve të fundit në marrëdhëniet me komunitetet fetare. Ngjarja në Përmet të kujton luftën ndaj fesë dhe shndërrimin e vendeve të kultit në Pallat Kulture. Denoncojmë këto shkelje që kanë prekur çdo besimtar dhe qytetar të ndershëmtë vendit tonë. Askush nuk ka alibi për qëndrimet e veta si qeveria në ikje, ashtu edhe ajo në ardhje. Këto fenomene kanë cenuar imazhin e vendit tonë” deklaron ai.

Sipas Dules zgjidhja e vetme bazohet në marrëveshjet e shtetit me komunitetin ortodoks miratuar në vitin 2009, e cila mbështet Kishën sipas detyrimeve të vendit për rikthimin e besimit dhe pronave e objekteve fetare. Bazuar në këtë marrëveshje, Dule thekson se shteti duhet të reagojë dhe t’i rikthehet menjëherë objekti Kishës në Përmet.

Këto deklarata kreu i PBDNJ-së i bëri nga Gjirokastra, ndërsa një ditë më parë lidhur me ngjarjen reagoi edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, e cila shprehu shqetësimin e thellë për atë qe e quajti “incident i dhunshme në Kishën e Virgjëreshës Mari në Përmet.”

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Koutras theksoi se shpreson që këto veprime të jenë kryer pa qënë në dijeni qeveria shqiptare. Ai deklaroi se Ambasada greke dhe autoritetet konsullore janë duke e monitoruar nga afër këtë çështje.

 

Përmet, hiqet kryqi, flamur në Pallatin e Kulturës

Përplasje mes zyrës së Përmbarimit dhe komunitetit Ortodoks në Përmet. Në bazë të një vendimi të gjykatës zyra e Përmbarimit ka ekzekutuar pardje vendimin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe ka dorëzuar pranë Bashkisë së Përmetit Pallatin e Kulturës, të zaptuar 16 vite më parë nga Kisha Orthodokse.

Por përmbaruesit kanë hasur në rezistencën e priftërinjve ortodoksë, si dhe besimtarëve që ndodheshin në kishë.

Përmbaruesit të mbështetur dhe nga policia private kanë ndërhyrë me forcë, duke larguar nga Pallati i Kulturës, ikona të Kishës, këmbana, si dhe materiale të tjera. Përmbaruesit kanë hequr kryqin nga godina e Pallatit të Kulturës dhe kanë vendosur atje flamurin shqiptar.

Kryetari i zyrës Përmbarimore, Fatos Alimadhi, deklaroi se përfaqësuesit e kishës kanë përdorur forcën dhe presione për të bllokuar punën.

“Përmbarimi thjesht ka ekzekutuar një vendim të formës së prerë të Gjykatës Kushtetuese, veprim që duhet të ishte zbatuar 10 vite më parë”,- tha Alimadhi.

Përfaqësuesit e Kishës ortodokse në Përmet pretendojnë pronësinë e truallit, ndërkohë që të gjitha shkallët e gjyqësorit kanë rrëzuar pretendimet e saj. Ambientet në Pallatin e Kulturës tashmë do t’i kalojnë Bashkisë së Përmetit.

 

Historia

Godina dykatëshe, dikur krenaria e përmetarëve, ka heshtur së funksionuari në vitin 1997. Prej 16 vitesh objekti në fjalë është bërë “mollë sherri” midis Bashkisë së Përmetit dhe Kishës Ortodokse. Të dyja palët kanë pretenduar pronësinë, por askush nuk i ka dalë zot.

Pallati i Kulturës u ndërtua 51 vjet më parë, në vitin 1962. Pas Luftës së Dytë Botërore, në truallin ky është ngritur Pallati i Kulturës dhe lulishtja e qytetit, jetonin në baraka 30 familje. Në vitin 1958 u shpërngulën, pasi sistemi komunist hartoi një plan rregullues.

Në nëntor të vitit 1962 u inaugurua lulishtja e qytetit së bashku me Pallatin e Kulturës. Gjykata Kushtetuese në vitin 2002 ka vendosur në favor të pushtetit vendor, por prej 11 vitesh ky objekt u mbajt forcërisht nga Kisha Ortodokse. Pallati i Kulturës funksionoi si objekt fetar prej 26 majit 1997, falë një vendimi të Komisionit të Pronave të rrethit të Përmetit. Pallati i Kulturës, me sipërfaqe rreth 6000 metra katror, figuron me nr. pasurie 16/9, ndërsa Zyra e Përmbarimit ka tentuar 15 herë të ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por fatkeqësisht janë penguar nga përfaqësuesit e Kishës.

 

Incidentet me Kishën në Përmet, reagon Athina zyrtare

Athina zyrtare reagon për incidentet e dhunshme që ndodhën në Përmet mes klerit të Kishës Ortodokse dhe përmbaruesve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Konstantinos Kutras është shprehur në një deklaratë:

“Mësuam me shqetësim të thellë për incidentet e dhunshme që ndodhën sot në Kishën e Virgjëreshës Mari, në qytetin e Përmetit.

Largimi me dhunë i klerit, ndalimi i besimtarëve për të hyrë në vendin e adhurimit fetar ditën e Shën Mërisë, heqja e ikonave dhe objekteve të shenjta nga tempulli, janë akte të papranueshme dhe të dënueshme, pavarësisht nga çdo pretendim ligjor.

Respekti për lirinë fetare, mbrojtja e vendeve të adhurimit dhe ushtrimi pa pengesë i detyrave fetare janë në themel të një shteti ku sundon ligji dhe një element themelor i kulturës institucionale evropiane.

Prandaj ne shpresojmë se këto veprime janë kryer pa dijeninë e qeverisë shqiptare. Ambasada jonë dhe autoritetet konsullore në vend janë udhëzuar për të monitoruar nga afër këtë çështje”, përfundon deklarata.

Share This Article
18 Comments
  • BRAVO TE QOFTE KASTRIOT BEZATI,,,,, PATRIOTIZMI TREGOHET ME VEPRA EDHE PUNE DHE JO ME FJALE,,,,,,,,,,,LARG DUART SHOVINISTE GREKA NGA TRUALLI AMTAR,,,,,,,,,,,,,,SHQIPERIA E SHQIPTAREVE, JO E SHQIPFOLESVE !!!!!!!!!!!

  • ore cfare dreq gazete jeni,ceshte ky shkrim”kisha shoviniste greke dhe kryepeshkopi i saj Janullatos”,me cte drejte quani ju keshtu nje komunitet fetar ku bejne pjese qindra mijra besimtare dhe qe njihet nga te gjitha instancat ligjore dhe nga shteti shqiptar???turp tju vije

    Per ju,ortodoks i mire eshte ai qe nuk i pelcet fare per kishen dhe gezohet kur kishat dhunohen.

    • ore tafil nese je ortodoks i vertet ske pse te ndihesh i ofenduar se aty behet fjale per janullatosin dhe pisat si puna e tij qe jane lepires prapanice te grekeve .Persa i perket kishes nuk kane se perse te ndjehen kaq te revoltuar keta prifterinjte se per te adhuruar zotin mjafton dhe nje kacolle nese je me te vertete njeri i zotit po keta prifterinjte jane mesuar te kene te gjitha komoditetet ,turp ti vije dhe mos te kerkojne te provokojne me fjalimet e tyre .PRIFTERINJ MERRUNI ME ZOTIN DHE LERENI POLITIKEN

    • Ortodoks i mirë është ai njeri që falet dhe kryen ritet në kishë apo në institucionin e tij fetar dhe kryen detyrimet dhe zbaton rregullat dhe ligjet e komunitetit ku jeton. Unë jam ortodoks (dhe jo orthodhoks), dhe natyrisht që nuk më vjen mirë nga dhuna ndaj kujtdo. Por KOASH (që më duket si filial i Kishës greke), duhet të respektojë institucionet e shtetit, sikurse kërkon respektin nga ai.

  • Ai nuk ka qene pallat kulture qe nga 1990,kur u rrezua komunizmi godina u shnderua ne nje vend ku luhej bilardo dhe bixhoz dhe ceshtja nuk qendron fare tek pallati i kultures,por sic shihet kerkojne qe ne te ardhmen te ndertojne ndonje shumekatesh meqenese vendi eshte ne qender te qytetit.

    • Ore nese Kisha ka patur vetem 25 metra katror, c’kerkon aty? Pak rendesi ka se ne cfare u kthye ne 1990. Tani le te rikthehet ne identitet te jete pallat kulture.
      Pastaj kisha duhet “te mbledhi pasuri ne Qiell dhe jo ne toke ku i prish ndryshku dhe mola”. A nuk u tha keshtu Krishti dishepujve?

  • Greqia edhe me breket neper kembe nuk rri pa futur hundet ne shqiperi. Edhe “agimi i arte”, qe jo vetem nuk eshte i arte por eshte naziste, vjene edhe kercenon.

    Edhe Kisha duhet ti bindet ligjit. Per pronesine eshte bere nje gjyq dhe dokumentat per pronesine jane dorezuar dhe jane kontrolluar nga Hipoteka.Nqs trualli ku eshte ndertuar Pallati i Kultures eshte prone e Kishes duhet te kete dokument ne hipoteke dhe ti dorezoj ne gjykate. Ndryshe, Pallati i kultures eshte prone e Bashkise Permet.
    Prifti qe bene tere kete zhurme eshte i njohur per sherbimet antishqiptare. Por kjo nuk me cudite, se keta persona nuk dine te bejne pune tjeter.

    Edhe ndonje nga at qe shkruan i revoltuar,

  • pergezoj Z Kastriot Bezatin dhe me te gjithe shoqaten permeti qe me kembengulje dhe me devotshmeri atdhetare bene qe drejtesia te triunfoje mbi padrejtesine. mareveshjet politike te z Dule nuk bejne tjeter gje vec se ngjallin urejtje dhe percmim te ligjit ku me mareveshje kisha ortodokse mund te mare cdo objekt mjafton qe te jete ne qendrat e qyteteve kur ne qytetin e Permetit sot jane 2 kisha funksionale shenkolli dhe shenepremtja tre kisha te shkateruara qe nuk kujdeset njeri per to dhe me dhjetra kisha ne fshatrat periferike te saj ku tre prej tyre jane me fame kombetare dhe nderkombetare si ajo e leuses kosines dhe benjes

  • Nje shuplake me shume per antishqiptaret Janullatos-Dule- Ksera, Tepollari, etj.
    Ata djem dhe zyrtare qe zbatuan nje vendim te gjykates kushtetuese- pas 100 seancave ne tri shkallet e gjykimit- qe e mbante peng Janollatosi, per 15 vjet, kane falenderimet e gjithe shqiptareve patriote e atdhetare.
    Grekerit dhe grekomanet me kelyshet e tyre duhet te kuptojne se edhe ne Shqiperi drejtesia vonon por nuk humbet.
    Ky, i shenjti Janollatos pse nuk merakoset qe kisha te zbatoje ligjet dhe vendimet e gjykatave shqiptare? Keta sherbetore grekomane qe qahen per ortodoksit dhe kishen jane hipokrite dhe marrin pensione e dhoro nga Mitropolite ne Tirane, Gjirokaster e Berat. Harram!

  • Si mundet ti quash provokatore,kur kta prifterinj shqiptare mbajne mesha ne gjuhen shqipe,dhe i sherbejne ketij komuniteti te ketij besimi!
    Pallat Kulture esht emer i sistemit komunist,qe te gjithe ti futim ne nje kazan,e ti veme emrin Naim Frashri,jo se Naimi nuk ish Shqiptar,por institucionet kulturore ne kapitalizem jan monumentet e kultit,qe ne saj te ketyre monumentesh,prodhohet ideologjia,ku edhe njerzit marin kulturen qe u perket apo ate qe ata besojne!
    Pra ktu ka konflikt sistemesh politike,dhe aspak te drejte per te nxitur lirin e besimit!
    Shqiptaret nuk arijn te kuptojn se nepermjet vetes kan divergjenca te medha ideologjike,qe e bejn te pamundur te kuptohen nepermjet vetes se tyre ne radh te pare,pastaj ndaj vendeve fqinje,qe jan quajtur dem baba dem “Armiq” te Shqiprise?

    • beni nje prift mund te kete lindur ne shqiperi dhe te flase shume mire shqip ka patur nje emer shume te bukur shqiptar agron dhe ta ndryshoje ne vasil vetem e vetem qe atyre qe e paguajne pra grekeve tu sherbeje me devotshmeri duke shkelur interesat e vendit te tij ne Shqiperi ka me qindra prifterinj por ata i njohin vetem ata besimtare te zones se tyre por at vasil thomollarin tashme e njeh gjithe shqiperia panvarsisht se me shkeljet e vazhdueshme te ligjit ai duhej te ishte ne bence cvarosi eshtrat e paraardhesve tane ne kosine nuk i yri gjemb ne kembe vec shtoi llogarine e tij bankare shkateroi pallatin e kultures perseri nuk pesuan asgje pra ky prototip antishqiptar panvaresisht se flet shqip eshte nje sherbetor i qarqeve shoviniste greke me dashje apo pa dashje

    • ma mer mendja ti qenke nje torollak qe di te maresh kultur nga nje prift pa shkoll se mesa di un nje prift qe te japi kultur duhet te ket te pekten 10 vjet shkoll dhe jo nje njeri qe deri dje ishte nje spiun i sigurimit per te mos ngel pa pun u bene prift

  • Meqë aty ka qenë një kishëzë e vogël, e mira është që të vazhdonte të ishte kisha !
    Por edhe Pallati i Kulturës të bashkëjetonte me të!
    Etiketimet ndaj kishës ortodokse vetëm thellojnë përçarjen e të krishterëve ortodoksë me pjesën tjetër të popullit shqiptar !
    Meqë në këtë histori përfshihet edhe prifti i Kosinës, e mira do të ishte që ai të ishte futur në burg për atë vepër penale që ka bërë atëherë !
    Nuk e di se çfarë mendon Beldi Mane për këtë gjë ?!

    • e si mund te ekzistoje nje kishe kur ka mbi 50 vjet qe eshte prishur percarjen e ortodoksve me pjesen tjeter tepopullit nuk e ben se nje godine eshte kishe apo pallat kulture fatmiresisht ne permet ekzistojne dhe dy kisha te tjera funksionale por dhe ne rast se kisha ortodokse do te ngrinte dhe nje kishe tjeter 800m me tutje dhe me dalje dhe kjo ne bulevardin kryesor te permetit eshte nje kishe me te njejten emer qe eshte mbuluar nga shkuret si ne emisonet 100 vjet pas zhdukjes se njerezimit dhe ketu mund te dilte nje kishe shume e bukur sa per Bledi Manen si drejtor i kultures ne bashkine e permetit besoj se nuk mund te kete ndonje prononcim pasi dihet qe detyra qe ka nuk i le shteg per koment

  • Kudo ne bote kundershtimet gjyqesore behen ne rruge gjyqesore, aq me teper faltoret dhe te gjithe ata qe kundershtojne ne emer te institucioneve shteterore e shoqerore jane te detyruar te perdorin rrugen paqesore.Skenat qe pame,duke u grindur prej nje prone, njerez te thjeshte dhe te veshur me veladone lane nje shije te hiudhur ne xhiron boterore.Nuk i kuptova kleriket se si e vertetojne drejtesine e tyre hyjnore duke iu bindur fjaleve te zotit apo prapaesive per te vendodsur nje drejtesi njerezore.Ky sherr i gjate, i perseritur ka nje ngasje te eger djallezore Nuk e kuptoj ç’do qeveria greke qe behet pale ne nje çeshtje qe nuk eshte ndershteterore, nuk e kuptoj “kryejuristin” e pbdnj se ç’mund te thote tjeter per te drejta njerezore,kur njeres pale ia heq te drejten me vendime gjyqesore dhe ia jep pales tjeter per afeksione shpirterore.Nuk i kuptoj paralajmerimet e disa kishave ortodokse per te te pariturat hakmarrese qe kane per te ndodhur.Ka qindra mijera klerike te feve te shuimta ne bote qe nuk fshehin helm nen mjeker dhe nuk mbajne nen veladon thike e kosore.I lutem Zotit t’i marre keta sherrxhinj per dore, t’u a heqe sjelljen e tyre djallezore e t’u jape nje hije engjellore!

  • ky gjyq do te quhet i mbyllur kur te ndeshkohet dhe trupi gjykues qe ja ktheu kishen pallatin e kultures me kete mbyllet odiseja dhe goja e kishes dhe vendoset drejtesi perfundimtare

  • Kèshtu duhet tè funksionojè ligji edhe nè qoftese shkelet nga njerèzit e zotit. Tè gjithè ata qè e ndiejn veten tè “fyer”nga kjo histori u them se e kanè gabim. Zoti nuk pranon hile ne toke. Pastaj fenè mos e instrumentalizoni. Greqia po i keqperdor permes fesè disa gjè qè eshte e palejueshme. Shqiptarè ndajeni mire shapin nga sheqeri.

  • Jane ortodokse miliona sllave dhe pouj te tjere te globit,por nuk mbjellin vrerin e shovinzimit ne emer te zotit.Ku ishin keta korba qe fshehin ligesite nen veladonin dhe e çuan Greqine, te mençuren e Geas e Posejdonit ne ishujt e Egjeut e te Jonit, ne shthurje e ne shkaterrin si ne kohen e Babilonit?Aty ishin duke iu perkedhelur parase qe fshehin poshte medalionit, ashtu siç ishte manjaku i pasurise e stolive, padroni. pas vdrkublukuan pasurite e stolite marramendesse me rastin e vdekjes se padronit.Te gjithe jane te nderuar ne besimet e tyre ne emer te zotit,por zor se genjehet sot njerezia nga qarjet e kukuvajkes dhe pendet e zeza te korbit.Gezohuni me djersen tuaj qe vjen prej mendjes e prej dores dhe mos fusni duaret te gjeni ate qe nuk eshte ne fund te vorbes!Neqoftese keni mbetur si çakenj e hiena nga erresira e kohes, dhe doni te rroni me kerma, do t’ju semure pislleku dhe do te qelbeni ne fund te gropes.Ju qe mbaheni si njerez te perendise, me altruizmin mos abuzoni,me ego- centrizmin tuaj mos u mundoni te rroni!Ritualet mos i sofistifikoni qe ne syte e njerezve te bekoheni dhe prapa shpines se tyre te pasuroheni! Jeni ndotur, lutjuni zotit te pastroheni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *