I sapokthyer nga një vizitë në SHBA, nënkryetari i Frymës së Re Demokratike, Aleksandër Biberaj, bën një përmbledhje të takimeve dhe mesazheve të dhëna nga zyrtarët e lartë amerikanë. Biberaj tha se gjatë takimeve që ka pasur në Uashington, është ngritur shqetësimi për ecurinë e zgjedhjeve në Shqipëri dhe fryma nacionaliste e ndezur kohët e fundit në vend. Sipas tij, partnerët amerikanë do të monitorojnë procesin zgjedhor në çdo hap.
“Te të gjitha takimet, shqetësimi kryesor i partnerëve amerikanë, ishin zgjedhjet e 23 qershorit, të cilat duhet të jenë të lira dhe të ndershme, si kusht i nevojshëm dhe i domosdoshëm për konsolidimin e demokracisë, të shtetit ligjor si dhe të integrimit të vendit. Partnerët amerikanë u shprehën se do të monitorojnë nga afër zhvillimet politike në Shqipëri si dhe gjithë procesin zgjedhor. Qëndrimi ynë si FRD është thirrja për kryeministrin dhe maxhorancën për të hequr dorë nga praktikat dhe skenarët e manipulimit të zgjedhjeve, pasi në rast të kundërt, do të mbajnë përgjegjësi para kombit, përgjegjësi që do të jenë jo vetëm politike, por edhe administrative dhe ligjore. Praktikat e manipulimit të zgjedhjeve na largojnë nga partnerët tanë strategjikë perëndimorë dhe na çojnë drejt lindjes. Shqetësimi tjetër kryesor i të gjitha takimeve kishte të bënte me retorikën nacionaliste që ka filluar të përdoret gjatë kohëve të fundit nga një pjesë e politikës shqiptare, përfshirë edhe politikën zyrtare. Partnerët amerikanë – siç u shprehën – nuk mund të pajtohen me këtë retorikë, ndërkohë që promovojnë, motivojnë dhe mbështesin dialogun politik për zgjidhjen e të gjithë problemeve që ka sot Ballkani”, tha Biberaj për mediat.
O zoti Biberaj,nese ju nuk jeni nje paterice e tipit Ilir meta per Berishen pas zgjedhjeve,duhet te zgjoheni nga endrrat me drejtesine,monitorimin e nderhyrjen amerikane,Nuk u bindet akoma ju se kush jane Amerikanet me zgjedhjet e Majit?Amerika shikon hellin e vet,dhe te gjithe ju duke filluar nga Berisha,bini barakas para urdherave te saj.Leri fantazite nese vertete doni rrezimin e pd-s,por shterngoni bithen e merrni masa per ruajtjen e kutive.