Drejtuesit e Frymës së Re Demokratike kanë zhvilluar sot një takim me mbështetësit e tyre në Has. Nënkryetarët Aleksandër Biberaj dhe Daut Gumeni kanë shpalosur para simpatizantëve të FRD-së së Krumës premtimet që kjo forcë e re politike ka për zgjedhjet e 23 qershorit.
“2013-a do të jetë viti i shkëputjes së Shqipërisë nga ndikimet sllavo-komuniste. Malësorët hasjanë nuk janë përkulur as para pushtuesve të huaj, as para komunizmit dhe nuk do përkulen as para pseudo-demokratëve”, tha Biberaj, i cili ftoi hasjanët t’i besojnë votën FRD-së.
“FRD do të jetë një forcë që do të mbajë premtimet, na besoni më 23 qershor dhe na kërkoni llogari më 24 qershor” , tha ai.