Biberaj: Nuk bëjmë koalicion me PS, PD dhe as LSI

anazapta

Në një intervistë për Ora News, nënkryetari i FRD-së, Aleksandër Biberaj, tha mbrëmë se kjo forcë nuk do të bëjë koalicion me PD-në, PS-në  dhe as LSI-në. I pyetur në lidhje me thirrjen që kreu i opozitës i bëri kësaj partie dje gjatë konferencës në Tuiter, Biberaj tha se FRD është e përgatitur për të dalë  e vetme në zgjedhjet e qershorit  dhe është e hapur vetëm për koalicion me forca të qendrës së djathtë.

“Partitë e vjetra kanë një model të vjetër sjelljesh. Ne nuk bëjmë asnjë koalicion me PD-në, me PS-në dhe as me LSI-në. Ky është një vendim konstant që FRD-ja e nuk e ndryshon”.

“Ne jemi të përgatitur për të dalë të vetëm në zgjedhjet e qershorit 2013, megjithatë jemi të hapur për koalicion me forcat e qendrës së djathtë. Në çfarëdolloj koalicioni të mundshëm që do të hyjmë, ne do të respektojmë vlerat dhe programet e këtyre partive dhe do ti quajmë ata partnerë”.

Një ditë më parë, kreu i PS, gjatë një konference në Tuiter tha se “FRD duhet të çlirohet nga kompleksi se bashkimi në frontin opozitar mund të shihet si tradhti. Barazlargimi ndihmon regjimin”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *